Ditaret Virtuale dhe Mediat Shoqërore – Mjete të Shpresës

Two Sister Missionaries

Zakonisht misionarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i gjejnë në vende publike njerëzit të cilëve u mësojnë rreth Jezu Krishtit. Por kufizimet që rrodhën nga COVID-19 e kanë ndryshuar thellësisht mënyrën se si misionarët e përhapin mesazhin e tyre.

Motra Maisnfeldër dhe Motra Kosta nga Misioni Alpin Gjerman, duke shërbyer në Bazel të Zvicrës, kanë qenë shumë krijuese në mënyrën se si e përhapin njohurinë e tyre për ungjillin.

“Na morën në telefon nga zyra e misionit dhe na pyetën nëse mund të bënim një VLOG [ditar virtual me materiale filmike]. Nuk kishim ide se cili do të ishte rezultati. Zyra e publikoi VLOG‑un tonë në Facebook dhe ‘bum’, patëm më shumë se 10 njerëz që na kontaktuan menjëherë. Kjo ishte mahnitëse që të kishim njerëz që na kontaktonin ne, në vend që të ndodhte e kundërta. Kemi pasur mundësinë të flasim me mbi 40 njerëz nëpërmjet VLOG‑ut tonë duke përdorur WhatsApp‑in si mjetin tonë për të dërguar mesazhe. Çfarë bekimi ka qenë t’u tregonim dëshmitë tona rreth Jezu Krishtit dhe Perëndisë këtyre njerëzve që nuk i kishim takuar personalisht. Krijuam lidhje të shkëlqyera”, – raportoi Motra Maisenfelder.

“Për shembull, një vajzë na dërgoi mesazh nëpërmjet VLOG‑ut dhe na tregoi për pasiguritë e saj dhe se nuk ndihej e përshtatshme në botën e sotme. Më pas i treguam se sa shumë e do atë Perëndia dhe se sa shumë vlerë ka ajo në sytë e Perëndisë. Parimet që i treguam asaj rreth Ungjillit të Jezu Krishtit, ia prekën zemrën”, – shpjegoi Motra Kosta.

Male Missionary

Elder Zakaria Kureshi, i cili po shërben në Misionin e Belgjikës/Hollandës, tregon historinë e tij që filloi mbi një vit më parë ndërkohë që po bënte në Jordani një program Studimi Jashtë Vendit për Gjuhën Arabe.

“Miqtë e mi dhe unë u shoqëruam me një refugjat të krishterë nga Iraku, të quajtur Ronsun. Gjithmonë e kalonte kohën me ne. Në një rast, ai madje na ftoi të ishim miq në shtëpinë e prindërve të tij për darkë. Për shkak të masave të caktuara për sigurinë, studentëve në program u ndalohej që ta përhapnin ungjillin te ndonjë banor vendas i krahinës pavarësisht nga feja e tij/saj.”

“Po e çoj tani historinë në pranverën e këtij viti kur një misionar në Suedi, të cilin e kisha takuar gjatë trajnimit tim si misionar, më kërkoi të jepja dëshminë time nëpërmjet një publikimi të thjeshtë në Facebook. Shumë i gëzuar, unë bëra një postim të shkurtër në arabisht. Ransuni ishte i pari që la një koment! Sapo e kisha ʻpëlqyerʼ komentin e tij, kur ai më mori në telefon nëpërmjet mesazherit në Facebook. Më pyeti se si po ia kaloja dhe se si ishte gjendja në Holandë.”

“Më tha se që nga hera e fundit që ishim parë me njëri‑tjetrin, ai ishte zhvendosur që të banonte në Sidnei të Australisë. Më tregoi me video apartamentin e tij dhe më tregoi të gjitha figurat e Jezusit dhe kryqet prej druri që fqinji i tij i kishte gdhendur për të. Fillova t’i tregoj për Librin e Mormonit dhe më pyeti se si mund të gjente një kopje.”

“Për habi, unë njihja dikë në Sidnei që mund të ndihmonte me një referim, Elder Runia, një misionar nga misioni ynë që ishte liruar përkohësisht nga shërbimi për shkak të virusit Korona. Ai tani po jetonte me prindërit e tij në Sidnei, të cilët ishin udhëheqësit e misionit në atë zonë.”

“Ka qenë kaq fantastike për mua që të shoh se si gjithçka ka arritur të plotësohet. Për shembull, studentët e parë që e takuan Ransunin në Jordani, publikimi im në Facebook në gjuhën arabe dhe më pas Elder Runia që ishte në gjendje t’i dorëzonte atij një Libër të Mormonit në Sidnei të Australisë. Falë gjithë këtyre rrethanave, miku im tani do të ketë mundësi për të mësuar rreth Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit. Edhe pse në karantinë, ne mund të sjellim ndryshim nga brenda apartamentit tonë dhe t’u tregojmë për Ungjillin e Jezu Krishtit miqve pranë dhe larg”, – shpjegoi Plaku Ellder Kureshi.

Two Sister Missionaries

Motra Fërn dhe Motra Bollard nga Misioni i Francës, Paris zbuluan se fakti që ishin në karantinë dha mundësi të pashoqe për të shërbyer dhe për t’u afruar me njerëz që përndryshe ishin indiferentë ndaj mesazhit të tyre.

“Ne kemi qenë në gjendje të gjejmë disa njerëz të rinj që t’u mësojmë rreth Jezu Krishtit. Njëri prej tyre, Azizi, kishte mësuar për herë të parë për Kishën e Jezu Krishtit gati dy vjet më parë dhe kishte planifikuar të pagëzohej. Për shkak të orarit të punës së tij, ai nuk ishte në gjendje të gjente kohë që të takohej me misionarët”, – raportoi Motra Bollard.

“Teksa po punonim që të gjenim njerëz për t’i mësuar, vendosëm të dërgonim një mesazh grupi në WhatsApp. Ne u kërkuam njerëzve të na dërgonin mesazhe nëse besonin te Jezu Krishti. Disa njerëz u përgjigjën dhe ne filluam të flisnim me ta individualisht. Azizi ishte njëri prej tyre! Ai na tha: ʻFalë Jezu Krishtit, unë kam një dhunti për të prerë flokëtʼ dhe për shkak të asaj dhuntie ishte në gjendje të ndryshonte punë. Ai është tani në gjendje t’i dëgjojë mesazhet e Ungjillit të Rivendosur. Ai na tha se e kishte lexuar Librin e Mormonit gjatë dy viteve që nga hera e fundit që ishte takuar me misionarët”, – shpjegoi Motra Fërn.

***

Shumë pengesa të COVID‑19 janë hequr për shkak të mënyrave krijuese në përdorimin e teknologjisë për t’u lidhur me miq të rinj të këtyre misionarëve të rinj në moshë. Ungjilli i Jezu Krishtit u jep shpresë atyre që po kërkojnë kuptim në jetën e tyre.