Europë

Dita Botërore e Refugjatëve: Një Vështrim për Ndihmën e Kishës ndaj Refugjatëve në Europë

Nderohen në Ditën Botërore të Refugjatëve 2023 refugjatët guximtarë dhe përpjekjet e shenjtorëve europianë për ndihmë

1

Aktualisht ka 32,5 milionë refugjatë në mbarë botën, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Çdo vit më 20 qershor, Dita Botërore e Refugjatëve caktohet nga Kombet e Bashkuara për të përshëndetur ata që kanë guximin për t’u arratisur nga mëmëdheu i tyre për shkak të konflikteve ose përndjekjes. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përpiqet fort të japë përkrahje për individët dhe familjet e zhvendosura, duke bashkëpunuar me organizata të tjera globale të angazhuara në këtë përpjekje për ndihmë.

Kisha e Jezu Krishtit i nxit anëtarët e saj që t’iu vijnë në ndihmë refugjatëve të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre. Në vitin 2021, Kisha pohoi në një përditësim te manuali i përgjithshëm që “Si pjesë e përgjegjësisë së tyre për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë, anëtarët e Kishës ofrojnë kohën, talentet dhe miqësinë e tyre për t’i mirëpritur refugjatët si pjesëtarë të komuniteteve të tyre”.

09

Gjatë vitit që shkoi, konfliktet kanë çuar shumë individë në pjesë të ndryshme të Europës të kërkojnë strehim nga rreziqet që vazhdojnë në vendet dhe komunitetet e tyre të origjinës. Nëpërmjet 174 projekteve në përgjigje të refugjatëve në vitin 2022, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe anëtarët e saj rreth e përqark globit u siguruan burime këtyre individëve dhe familjeve, të cilat shpresojnë për një të ardhme më të ndritur. Kisha në Europë ka shërbyer në ballë të kësaj përpjekjeje, duke u ardhur në ndihmë refugjatëve pavarësisht nga kultura, raca ose feja.

02

Dhënia e Ndihmës nëpër Europë

Si rezultat i veprimeve ushtarake në Ukrainë, vendet në Europë kanë pasur dyndjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta II Botërore. Në përgjigje të kësaj krize, Kisha ka shpenzuar më shumë se 15,6 milionë euro (16,8 millionë dollarë) për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve ukrainas dhe dhuroi mbi 900 tonë ushqime dhe furnizime për ukrainasit në nevojë. Përveç sigurimit të mirëqenies së tyre fizike, Kisha ka zhvilluar seminare të përjavshme në internet dhe diskutime për t’i ndihmuar ukrainasit e gjendur ngushtë që të përballen me përvojat e tyre. Puna e Kishës në Ukrainë është përshkruar imtësisht në këtë artikull që gjendet në redaksinë globale të Kishës.

Projekte të tjera bamirësie të kohëve të fundit të Kishës së Jezu Krishtit në Poloni, Spanjë, Greqi, Rumani, Serbi, Kroaci dhe Gjeorgji u vijnë në ndihmë refugjatëve nga Ukraina dhe vendet e tjera. Kisha bashkëpunoi me 294 organizata në të gjithë Europën në vitin 2022 për të përkrahur projektet e bamirësisë. Si rezultat, mijëra individë dhe familje kanë gjetur ndihmë dhe ngushëllim në rrethana të vështira.

05

Shtrirja e Ndihmës në Itali

Kisha në Itali ka drejtuar disa projekte për refugjatët, në ortakëri me banka ushqimore, qendra refugjatësh, muzikantë, udhëheqës të komunitetit dhe komplekse strehimi për të siguruar ndihmë dhe rehati për refugjatët.

Ehigiamusoe family
Peace and Monday Ehigiamusoe with their daughter Jessica.

Paqësor dhe Mandi Ehigiamuzoe, ish-refugjatë, u arratisën nga atdheu i tyre, Afrika, për të kërkuar strehim në Romë, Itali. Gjatë udhëtimit të tyre me barkë, grupi i refugjatëve hasi stuhi të egra që shkaktuan mbytjen e shumë refugjatëve të tjerë. Paqësori dhe Mandi i humbën sendet e tyre të pakta personale, por u mbijetuan kushteve të ashpra dhe mbërritën të sigurt në Itali. Ata takuan vullnetarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nëpërmjet rrjetit të refugjatëve në zonë dhe morën burime për të zënë vend në vendin e tyre të ri.

Kisha i erdhi në ndihmë Mandit për të marrë arsimim dhe për të gjetur punë të qëndrueshme. Tani, Paqësori dhe Mandi i shërbejnë vazhdimisht komunitetit të tyre vendor, duke u ardhur në ndihmë refugjatëve të tjerëve dhe njerëzve në nevojë. Besimi luajti një rol domethënës për t’i dhënë shtysë familjes Ehigiamuzoe që të kërkojë një jetë më të mirë dhe Kisha siguroi përkrahje edhe për mirëqenien e tyre fizike dhe atë shpirtërore.