Dita Botërore e Biçikletës: Familje dhe misionarë hipur mbi dy rrota

Dita Botërore e Biçikletës, që festohet çdo vit më 3 qershor, ka për qëllim të shijohet nga njerëzit e të gjitha niveleve shoqërore. Biçikleta ka siguruar transport dhe dëfrim për më shumë se 200 vjet. Është bërë gjithashtu një tipar dallues i misionarëve/eve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të cilët/at i ngasin ato nëpër rrugët e Europës.

Dy misionare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Hungari.
Dy misionare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Hungari.

“Janë ata me etiketat e zeza të emrave dhe kaskat e këndshme për biçikleta”, kjo është mënyra se si përshkruhen shpesh misionarët/et, sipas faqes së internetit të Kishës. Shumica e njerëzve të rinj në moshë që shërbejnë në misione, mësuan se si ta ngasin biçikletën në familjet e tyre, veçanërisht në Europë, ku 20 milionë biçikleta shiten çdo vit.

“Në Holandë, biçikletat janë një mjet transporti, jo thjesht dëfrimi”, tha Kristian Klejveg, një shenjtor i ditëve të mëvonshme nga Vorshoteni në Holandën Perëndimore. “Vendi ynë është i vogël, me 17 milionë njerëz, por kemi 37 000 kilometra pistë biçikletash në të cilën bëjmë 15 miliard kilometra në vit. Kjo është afërsisht 900 km në vit për person! Të gjithë bashkë kemi 23 milionë biçikleta normale dhe elektrike, e cila me një mesatare prej 1,3 biçikleta për person është diçka unike në botë. Për shumë njerëz, ngarja e biçikletës është çështje familjare. Prindërit dhe fëmijët u japin biçikletave së bashku.”

Figurë e misionarëve duke ngarë biçikleta nga Gospel Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit për Ungjillin].
Figurë e misionarëve duke ngarë biçikleta nga Gospel Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit për Ungjillin].

Erlangeni njihet prej një kohe të gjatë si një nga qytetet më miqësore për biçikleta në Gjermani. Një e treta e të gjitha udhëtimeve bëhen me biçikletë, trefishi i mesatares kombëtare. Shumë njerëz nga Erlangeni shkojnë e vijnë në shkollë dhe punë, kryejnë punët dhe madje shkojnë për të parë një shfaqje në teatër ose për të marrë pjesë në kishë hipur mbi dy rrota.

Një e re me biçikletë. Shumë misionarë/e mësuan në familjet e tyre se si ta ngasin biçikletën.
Një e re me biçikletë. Shumë misionarë/e mësuan në familjet e tyre se si ta ngasin biçikletën.

Për familjen Grynke nuk është aspak ndryshe. Leonhardi kohët e fundit mbushi 80 vjeç, por vetëm disa javë më parë u tërhoq nga puna si shpërndarës gazetash pas 46 vjetësh që bashkë me bashkëshorten e tij punonin me radhë për të shpërndarë gazeta me biçikletë si një punë të dytë – një udhëtim prej 10 kilometrash që i merrte dy deri në tre orë çdo mëngjes. Dy bijtë e tyre njëherë i nganë biçikletat mbi 230 kilometra për në Tempullin e Frankfurtit me disa nga miqtë e tyre për t’ju bashkuar një aktiviteti për rininë.

Gjithashtu nga Gjermania, Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës, kujton me ëndje që i ofroi bashkëshortes së tij të ardhshme, Harietës, një udhëtim me biçikletë për në kishë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli datën 3 qershor si Ditën Botërore të Biçikletës në prill të vitit 2018. Sipas Kombeve të Bashkuara, biçikleta është një mjet transporti i thjeshtë, i besueshëm dhe përkrahës për mjedisin.

Përveçse praktike, biçikleta përdoret në shkallë të ndryshme intensiteti. Qoftë nëse merrni pjesë në një garë çiklizmi ose për shëtitje në park me njerëzit e dashur, ka shumë mënyra për ta shijuar një xhiro me biçikletë. Biçikleta ndërton dhe mbështet jetesën, siguron dëfrim dhe ndihmon në ruajtjen e mirëqenies fizike dhe emocionale për miliona njerëz në mbarë botën.