#NdriçojeBotën

Dita 8 - Jezusi u Lut për të Tjerët dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Ju duhet të mbani sytë hapur dhe të luteni gjithnjë.

3 Nefi 18:15

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Pyeteni Perëndinë se si mund të jeni përgjigjja për lutjen e dikujt tjetër.

  • Kur ishte hera e fundit që u lutët me familjen tuaj? Po sikur të luteni pikërisht tani?

  • Bëni një lutje mirënjohjeje me zë duke treguar të gjitha gjërat për të cilat jeni falënderues në jetën tuaj.

  • Mendoni për një mik që po kalon disa sfida të rënda. Lutuni për të.

  • Lexoni dhe reflektoni mbi lutjen e Zotit (Mateu 6:9–13).

  • Po përballeni me një sfidë të madhe? Ofrojini një lutje Perëndisë duke kërkuar ndihmën dhe udhërrëfimin e Tij.

  • Shkruani tri gjëra për të cilat dëshironi të flisni me Perëndinë sonte.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin