#NdriçojeBotën

Dita 7 - Jezusi i Ushqeu të Uriturit dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë.

Mateu 25:35

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Dhuroni artikuj që nuk prishen, në një depo ushqimesh në zonën tuaj.

  • Ftojeni për darkë një fqinj që është ngushtë ekonomikisht.

  • Mësoni rreth ngopjes së urisë shpirtërore (filloni me Gjonin 6:35).

  • Hani sonte në restorante që japin ndihmë për nevojtarët duke dhuruar ushqime.

  • Dilni vullnetar për t’u shpërndarë vakte njerëzve në nevojë.

  • Mësoni rreth mënyrës se si agjërimi dhe ofertat mund të ndihmojnë për ushqyerjen e njerëzve në nevojë.

  • Shpërndani një recetë me pak shpenzime dhe ushqyese për t’i ndihmuar njerëzit t’i ushqejnë më mirë familjet e tyre.

  • Lutuni për të ditur se kush ka nevojë për ndihmë dhe ndihmojeni.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin