#NdriçojeBotën

Dita 6 - Jezusi i Lexoi Shkrimet e Shenjta dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme.

Gjoni 5:39

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Vendoseni alarmin tuaj 15 minuta më përpara për studimin e shkrimeve të shenjta.

  • Publikojeni shkrimin tuaj të parapëlqyer në median shoqërore.

  • Çojani me mesazh një shkrim të shenjtë dikujt që mund të ketë nevojë për t’i dhënë zemër.

  • Gjeni pak kohë për të mësuar përmendsh një varg të parapëlqyer nga shkrimet e shenjta.

  • Shkarkoni një program për shkrimet e shenjta që t’ju ndihmojë ta bëni studimin e ungjillit më të volitshëm.

  • Dëgjojini shkrimet e shenjta gjatë lëvizjeve nga shtëpia në punë/shkollë dhe anasjelltas këtë javë.

  • Gjeni tri shkrime të shenjta që ju përfaqësojnë. Tregojani ato një personi të afërt me ju.

  • Vendoseni një program për shkrimet e shenjta në faqen kryesore të telefonit tuaj inteligjent.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin