#NdriçojeBotën

Dita 21 - Jezusi na Mësoi t’i Falim të Tjerët

Ua falni njerëzve gabimet e tyre.

Mateu 6:14

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • A ka ndonjë pjesëtar të familjes me të cilin nuk keni folur kohët e fundit? Merreni në telefon.

  • Bëni një listë të mërive tuaja. Pastaj bëni plane që të hiqni dorë prej tyre.

  • A keni një fqinj ose koleg veçanërisht të vështirë? Jini jashtëzakonisht i këndshëm me të këtë javë.

  • Jini i sjellshëm në vend që të jeni i drejtë për një ditë të tërë.

  • Lutuni për dikë që ju ka lënduar.

  • Miqësohuni/shoqërohuni sërish me dikë me të cilin keni pasur një grindje.

  • Përpiquni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i një personi që ju ka mërzitur.

  • Kujtojeni kohën kur dikush ju ka falur dhe si u ndiet.

  • Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të jeni më falës ndaj të tjerëve në jetën tuaj.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin