#NdriçojeBotën

Dita 19 - Jezusi e Qetësoi Stuhinë dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Isha i huaj dhe më pritët.

Mateu 25:35

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Mësoni mënyra se si mund t’i ndihmoni njerëzit anekënd botës nëpërmjet dhënies për bamirësi.

  • Shqyrtojini planet për reagimet ndaj rasteve urgjente për njerëzit që jetojnë në zonën tuaj.

  • Jepini si dhuratë familjes suaj ose njerëzve tuaj të dashur kompletin për 72-orë për raste urgjencash.

  • Dëgjoni një interpretim të himnit “Mësues, Furtuna po Shtohet”.

  • Ndihmoni për ta hequr me lopatë dëborën në lagjen tuaj pas një stuhie dëbore.

  • Shqyrtojini planet për reagimet ndaj fatkeqësive në zonën tuaj.

  • Ndihmojeni një person të moshuar ose të paaftë për të përgatitur shtëpinë e vet për dimrin.

  • Ndihmojini njerëzit tuaj të dashur për t’i pajisur makinat e tyre me veshje të ngrohta për raste urgjente.

  • Jepini një dhuratë dikujt që mund t’i nevojitet për ripërtëritje.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin