#NdriçojeBotën

Dita 18 – Jezusi u Kujdes për Nënën e Tij dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Ja nëna jote!

Gjoni 19:27

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Merreni në telefon nënën tuaj pikërisht tani.

  • Bëni një listë të të gjitha gjërave që ka bërë nëna juaj për ju. Dërgojani atë asaj.

  • Përcaktoni një figurë amënore në jetën tuaj dhe çojini lule asaj.

  • Ndihmojeni nënën tuaj ta kuptojë një formë të re të teknologjisë.

  • Stampojeni sërish një fotografi nga fëmijëria juaj dhe jepjani atë nënës suaj.

  • Vendosni një synim që të luteni dhe t’i jepni falënderime nënës suaj çdo ditë.

  • Filmojeni nënën tuaj ndërsa tregon historinë e jetës së vet.

  • Hartoni një listë, me motrat e vëllezërit tuaj, të thënieve të parapëlqyera të nënës suaj.

  • Lexojeni rrëfimin e fjalëve të fundit të Shpëtimtarit drejtuar nënës së Tij (Gjoni 19:26–27).


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin