#NdriçojeBotën

Dita 16 - Jezusi Tregoi Dhembshuri dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.

Mateu 22:39

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Bëhuni dhurues, në një program vendor bamirës “Zëvendës të Plakut të Dhuratave”, për një familje që do t’i duhej pak gëzim për festën.

  • Provojeni të lini vetëm komente zemërdhënëse në median shoqërore.

  • Lutuni për një mundësi sot që t’i tregoni dhembshuri dikujt.

  • Gjeni një llogari GoFundMe.com të një familjeje ose personi në nevojë dhe dhuroni.

  • Mos kini frikë që ta shihni një person të pastrehë në sy dhe t’i buzëqeshni.

  • Dilni vullnetar për t’u kujdesur për fëmijët e një prindi të vetëm në mënyrë që ai ose ajo të mund të mbarojë blerjet për krishtlindje.

  • Bëni një sakrificë të vogël për dikë tjetër.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin