#NdriçojeBotën

Dita 13 - Jezusi Tregoi Përulësi dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.

Mateu 7:1

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Tregojuni një përvojë njerëzve tuaj të dashur rreth një kohe kur ju duhej të mbështeteshit në ndihmën e Perëndisë.

  • Pavarësisht nga mosha juaj, pyeteni një prind se si t’ia bëni për një sfidë të tanishme në jetën tuaj.

  • Mendoni rreth një rasti kur u gabuat për dikë. Tregojani atë një njeriu të dashur.

  • Lavdërojeni dikë tjetër sot.

  • Kërkojini dikujt disa këshilla të ndershme mbi një problem vetjak me të cilin po përballeni.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin