Koncerti 'Dëshmitarët e Krishtlindjes'

Transmetimi i kësaj ngjarjeje ndërfetare do të nisë nga Qendra e Vizitorëve në Tempullin e Romës dhe nga Kisha historike e Zonjës Sonë në Kopenhagen, të dielën më 19 dhjetor 2021 në orën 18:00.

Dëshmitarët e Krishtlindjes - Reklamë

Presidenca e Zonës së Europës me gëzim ju fton të shikoni koncertin tonë të parë festiv të financuar nga zona: 'Dëshmitarët e Krishtlindjes'.

Transmetimi i kësaj ngjarjeje ndërfetare do të nisë nga Qendra e Vizitorëve në Tempullin e Romës dhe nga Kisha historike e Zonjës Sonë në Kopenhagen, të dielën më 19 dhjetor 2021 në orën 18:00.

Ky kremtim muzikor do të paraqitë këngë të njohura Krishtlindjeje, të interpretuara nga violinistja e shquar Jenny Oaks Baker, bashkë me grupin Family Four dhe vokalisten si soprano Alex Sharpe (ish pjesëtare e ansamblit Celtic Woman). Pjesa e tregimit do të bëhet nga aktori danez Tomas Ambt Kofodi.

Kjo ngjarje do të publikohet në listën muzikore të fushatës në Facebook 'Ndriçoje Botën', si më poshtë: 

https://www.facebook.com/watch/619896421415548/400584858217603