Deklaratë e dhënë në përgjigje të artikujve në media

Deklaratë Zyrtare e Kishës mbi Financat e Kishës

first-presidency

Ne e marrim seriozisht përgjegjësinë e kujdesit për të dhjetat dhe dhurimet e marra nga anëtarët. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve përdoren menjëherë për të plotësuar nevojat e Kishës në rritje përfshirë më tepër shtëpi mbledhjesh, tempuj, për arsimim, bamirësi dhe përpjekje misionare anembanë botës. Gjatë shumë viteve, një pjesë e vogël ruhet sistematikisht nëpërmjet administrimit të urtë financiar dhe krijimit të një rezerve të matur për të ardhmen. Ky është një parim i shëndoshë doktrinor dhe financiar i dhënë mësim nga Shpëtimtari në Shëmbëlltyrën e Talenteve dhe që jetohet nga Kisha dhe anëtarët e saj. Të gjitha fondet e Kishës ekzistojnë për të vetmen arsye që të përkrahin misionin e Kishës të caktuar hyjnisht.

Pretendimet që po qarkullojnë kohët e fundit bazohen te një perspektivë e ngushtë dhe te një informacion i kufizuar. Kisha pajtohet me të gjitha ligjet e zbatueshme që i qeverisin dhurimet, investimet, taksat dhe rezervat tona. Ne vazhdojmë ta mirëpresim mundësinë për të punuar me zyrtarë për të trajtuar pyetjet që ata mund të kenë.

Burime Shtesë

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Ditëve te Mëvonshme dhuron mbi 600 karrige me rrota per Personat me Aftësi te Kufizuara ne Shqipëri.

Spitali rajonal i Shkodrës merr pajisje te reja në repartin e okulistikës, te mundesuara nga nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Themelet Shpirtërore të Mbështetjes Financiare te Vetja të Kishës

Financat e Kishës dhe një Besim Fetar Mbarëbotëror në Rritje