Deklaratë në Përkrahje të Komuniteteve të prekura nga Tërmetet në Turqi dhe Siri

Në përgjigje ndaj tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, Presidenca e Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bëri sot deklaratën e mëposhtme:

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja tragjike e shumë jetëve si rezultat i tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë. Ne u shprehim dashurinë dhe përkrahjen tonë njerëzve të këtyre vendeve ndërsa përballen me këtë tragjedi të tmerrshme.

Lutjet tona dhe lutjet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme nëpër Europë, janë me ta ndërsa fillojnë të shërohen nga kjo fatkeqësi natyrore. Kisha aktualisht po vihet në kontakt me organizata të tjera të ndihmës, si në nivel global, ashtu edhe vendor, për të ofruar ndihmë.”

Presidenca e Zonës së Europës Qendrore
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Plaku Masimo De Feo
Plaku Erik W. Kopishke
Plaku Ruben V. Alliod

Burimi: Shërbimi i Vëzhgimit Gjeologjik i SHBA së (https://earthquake.usgs.gov)
Burimi: Shërbimi i Vëzhgimit Gjeologjik i SHBA së (https://earthquake.usgs.gov)