Deklaratë Mbi Refugjatët nga Presidenca e Parë

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka nxjerrë këtë deklaratë mbi refugjatët në vijim të hulumtimeve të kohëve të fundit nga media.

Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jemi zotuar thellësisht për t’i jetuar dy urdhërimet e mëdha, për ta dashur Perëndinë dhe për t’i dashur të afërmit tanë. Ne ndiejmë gëzim të madh në dhënien e ndihmës ndaj të gjithë fëmijëve të Perëndisë pavarësisht se ku jetojnë në këtë botë.

Është me shqetësim dhe dhimbje të madhe që vërejmë gjendjen e vështirë të 70 milionë njerëzve nëpër botë, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre duke kërkuar ndihmë për shkak të dhunës, luftës apo persekutimit fetar.

Ne i nxitim anëtarët e Kishës dhe miqtë të reagojnë përshtatshëm dhe ligjërisht për të ndihmuar që të krijohen komunitete mirëpritëse duke u kushtuar vullnetarisht kohë, talente dhe miqësi individëve dhe familjeve të cilët po integrohen në shoqëritë tona.