Deklarata e Presidencës së Parë mbi Konfliktin e Armatosur

Udhëheqësit e Kishës kërkojnë me lutje që “paqja të mbizotërojë mes kombeve dhe brenda zemrave tona”.

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka lëshuar deklaratën në vijim:

“Jemi zemërthyer dhe thellësisht të shqetësuar nga konflikti i armatosur që po ndodh furishëm. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka anëtarë në secilën prej zonave të prekura dhe në mbarë botën. Mendjet dhe zemrat tona, si edhe të të gjithë vëllezërve e motrave tona janë kthyer drejt tyre.

Ne vazhdojmë të lutemi për paqe. E dimë se paqja e qëndrueshme mund të gjendet nëpërmjet Jezu Krishtit. Ai mund të na e qetësojë dhe ngushëllojë shpirtin edhe në mes të konflikteve të tmerrshme. Ai na mësoi ta duam Perëndinë dhe fqinjët tanë. 

Lutemi që ky konflikt i armatosur të përfundojë shpejt, që polemikat të përfundojnë paqësisht dhe që paqja të mbizotërojë mes kombeve dhe brenda zemrave tona. Ne u lutemi krerëve botërorë që të synojnë të tilla zgjidhje dhe paqe.”

Presidenca e Parë