Këto organizime të mëdha janë krijuar për të të ndihmuar të argëtohesh ndërsa zbaton ungjillin në të gjitha aspektet e jetës suaj. Në FSY, do të marrësh pjesë për pesë ditë në takime shpirtërore, orë mësimore dhe veprimtari të cilat do të të ndihmojnë të forcosh besimin tënd te Jezu Krishti dhe të ndiesh gëzim dhe përkatësi ndërsa e jetoni ungjillin.
Hidhi një sy faqes Week at a Glance [Java me një Vështrim të Shpejtë] dhe programit për të parë se çfarë veprimtarish do të bësh gjatë secilës prej ditëve që je në FSY. Prindër, këto faqe janë veçanërisht të dobishme për ju që të dini se çfarë lloj pyetjesh t’i bëni të riut ose të resë sate për përvojën e tyre!
Ndërkohë që je në FSY, ti:
- Do të shoqërohesh me të rinj e të reja të tjera që kanë të njëjtat bindje si ti dhe do të krijosh miqësi të reja
- Do të përjetosh një mjedis që të ndihmon të ndiesh gëzimin për ungjillin
- Do të marrësh pjesë në takime shpirtërore frymëzuese dhe do të mësosh të përmbushësh porosinë “Dëgjoje Atë”
- Do të mësosh të jesh një udhëheqës/e dhe si të komunikosh më mirë me miqtë, prindërit dhe të tjerët
- Do të përfshihesh në veprimtari që do ta forcojnë vetëvlerësimin tënd dhe do ta rritin vetëbesimin tënd
Jam regjistruar! Po tani?
Ka shumë gjëra që mund të bësh për t’u përgatitur për FSY‑në, përfshirë këto ide:
- Kërko hollësi specifike të sesionit (informacioni do të jetë në dispozicion të paktën tre muaj para se të fillojë sesioni yt).
- Studioje broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.
- Rishikoji Standardet e Sjelljes në FSY.
- Merr pjesë në aktivitetin e kunjit të para FSY‑së, nëse zhvillohet.
- Vendos synime vetjake për kohën tuaj në FSY.
- Inkurajoji miqtë, përfshirë edhe miqtë joanëtarë, që të regjistrohen në FSY.
- Shqyrtoji PBR‑të dhe eja i përgatitur me atë që të nevojitet.
- Shkarkoje dhe dëgjoje programin FSY music [Muzikë për FSY‑në].
FSY‑ja ofron një mundësi të mrekullueshme për t’u rritur në shumë mënyra shoqërore dhe shpirtërore. Mbaje mend këtë: Ajo që jep në FSY, është pikërisht ajo që do të marrësh prej saj.
- Ji gjithëpërfshirës dhe i hapur për miqësi të reja.
- Kërko mundësi për t’u shërbyer atyre që të rrethojnë.
- Eja i/e përgatitur me pyetje dhe kërko përgjigje për ato pyetje.
- Përdore manualin që do të marrësh në FSY për të shënuar synimet, përvojat dhe mbresat e tua.
- Bisedo me një anëtar të trupës organizative të FSY‑së nëse ke një shqetësim gjatë sesionit.
Shkova në FSY! Si mund t’i ruaj gjërat që mësova?
Përvoja në FSY nuk mbaron me mbarimin e javës! Merre me vete çdo mësim, përvojë dhe zakon dhe tregoja ato miqve dhe familjes sate.
- Mbaji lidhjet me miqtë e rinj.
- Tregoji përvojat e tua dhe inkurajoji miqtë e tu që edhe ata ta bëjnë këtë.
- Hidh publikimi në rrjetet shoqërore rreth përvojës sate.
- Jep një mësim në mbrëmjen e shtëpisë, jep dëshminë tënde ose trego në Shkollën e së Dielës për një parim të ungjillit që mësove në FSY.
- Rishikoje manualin tënd, përfshirë synimet, shënimet në klasa dhe ndjenjat e tua.
- Vazhdoji zakonet e ungjillit, përfshirë lutjen e përditshme, studimin e shkrimeve të shenjta dhe kërkimin e zbulesës vetjake.
- Vendos synime të reja me familjen, miqtë dhe udhëheqësit e tu.
- Mësoju miqve, kuorumit ose klasës, dhe pjesëtarëve të familjes vallëzimet në rreshta të FSY‑së.
Informacion Shtesë
- Regjistrohu Këtu (duhet të kyçesh me llogarinë e të rinjve) – Hallka lidhëse për regjistrimin do të dërgohet