Buzëqeshje nën Maska në Shqipëri

Thumbs Up

5 400 doreza, 4 300 maska fytyre për klinika dhe 70 mburoja të posaçme mjekësore për fytyrën japin mbrojtje dhe buzëqeshje tek ekipi mjekësor. Tridhjetë punonjës mjekësorë të vijës së parë përfshirë mjekë, infermierë/e dhe personel morën një sasi me pajisje mbrojtjeje personale për rastet urgjente më 15 maj 2020.

“Sot unë mora dhurimet tuaja.  Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj. Është hera e parë për mua si drejtore që mora dhurime dhe jam shumë e lumtur që mund të bëj diçka për personelin tim. Faleminderit”, – shpjegoi dr. Mirgena Hoxhaj.

Dr Hoxhaj

“Në qendrën e kujdesit shëndetësor ku unë punoj, jemi mjekë familjeje dhe kujdesemi për të gjitha moshat.  Ne trajtojmë foshnja, fëmijë, të rritur dhe të moshuar.  Jemi qendër e kujdesit shëndetësor e vijës së parë në bashkësinë tonë.  Ne i vlerësojmë shumë pajisjet mbrojtëse ndërsa trajtojmë pacientët.”

“Sigurimi i këtyre pajisjeve jetike të mbrojtjes vetjake filloi me një bisedë të thjeshtë midis një misionari kohëplotë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe një anëtari të Kishës që punonte te qendra e kujdesit shëndetësor në Fier, Shqipëri.  Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] mori njoftim për mungesat kritike të furnizimeve te qendra e shëndetit. Duke përdorur protokollet e caktuara të vlerësimit, furnizimit dhe dorëzimit, pajisjet u bënë të disponueshme në kohën kur ata kishin nevojë”, raportuan Plaku dhe Motra Xhons, Misionarë Humanitarë në Shqipëri. “Ne jemi të gëzuar që mundëm të ndihmojmë ekipin mjekësor duke ndjekur këshillën e Jezu Krishtit për t’u dhënë shërbesë të tjerëve.”

Furnizime mjekësore urgjence iu dorëzuan gjithashtu klinikave në qytetet Rrëshen e Tiranë me pajisje të ngjashme mjekësore për mbrojtje për punonjës të mjekësisë.  Latter-day Saint Charities, organizata humanitare globale e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, financoi furnizimet mjekësore nga një furnitor në Shqipëri.