Bursa Benson

laptop in wheat field

Bursa Ezra Taft Benson për Bujqësinë dhe Ushqimin (Bursa Benson)

Bursa Ezra Taft Benson për Bujqësinë dhe Ushqimin, së cilës zakonisht i referohemi si Bursa Benson, u siguron trajnim të nivelit universitar në bujqësi dhe fushat e lidhura me të, anëtarëve nevojtarë që jetojnë në shtetet e miratuara.

Duke përkrahur arsimimin dhe kërkimin shkencor, njerëzit që marrin bursën Benson, japin ndihmesë për ta përmirësuar mundësinë për ushqyerje të mirë në komunitetet e tyre.

Vështrim i Përgjithshëm mbi Bursën

  • Pranueshmëria: Bursa është në dispozicion për anëtarët e Kishës që kanë imigruar në Europë nga vende në zhvillim jashtë Bashkimit Europian (EURC). Ndërkohë që përparësi u jepet anëtarëve emigrantë, mund të bëjnë kërkesë të gjithë anëtarët e BE‑së që kanë nevoja financiare.
  • Përkrahja Financiare: Si fond i dhuruar, Bursa Benson nuk kërkohet që të shlyhet.
  • Fushat e Studimit: Marrësit kërkohet të regjistrohen në programe të akredituara që përqendrohen te bujqësia ose fusha që lidhen me të. Fushat e pranueshme të studimit përfshijnë: agronominë, hortikulturën, rritjen e kafshëve dhe shkencën e të ushqyerit (shihni Shtojcën 1 për shembuj shtesë).
  • Synimet Arsimore: Bursa mbulon një gamë të synimeve arsimore pas shkollës së mesme, përfshirë seminare praktike, certifikime, licenca, diploma (që shtrihen nga një deri në dy vjet) dhe diploma universitare katërvjeçare të nivelit të parë.
  • Zotimi: Njerëzit që marrin Bursën Benson, zotohen ndaj shërbimit dhe përparimit të shteteve të tyre amtare pas diplomimit.

Si të Bëni Kërkesë

Ne po kërkojmë anëtarë që janë ose të regjistruar tashmë ose që kanë siguruar pranimin në programe të arsimimit të lartë që lidhen me bujqësinë dhe fusha të tjera që lidhen me të. Nëse jeni të interesuar që të shqyrtoni më tej për Bursën Benson dhe të kuptoni procesin e bërjes së kërkesës, ju ftojmë të plotësoni formularin e bashkëngjitur: Bursa Benson për Vitin 2024

  • Afati i fundit për të dorëzuar informacionin është më 30 shtator 2024.
  • Kjo mundësi ofrohet nëpërmjet Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja në Zonën e Europës Qendrore.
  • Për më shumë informacion, ju lutemi dërgoni mesazh me postë elektronike te wsrspef-eu@churchofjesuschrist.org.