Të Ftojmë Shpirtin

“Pasi kur një njeri flet nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fuqia e Frymës së Shenjtë e çon atë në zemrat e fëmijëve të njerëzve.” 2 Nefi 33:1

Inviting the Spirit

Një rikujtim i bukur:

“Unë e nxit secilin prej nesh, të ri e të moshuar, që është thirrur të flasë në një mbledhje në emrin e Zotit, t’i largojë ndjenjat e dyshimit tek vetja dhe të pamjaftueshmërisë. Nuk na duhet të përdorim fjalor të ngritur apo të përçojmë kuptime të thella. Fjalë të thjeshta dëshmie do të mjaftojnë. Shpirti do t’ju japë fjalët që të thoni dhe do t’i çojë ato në zemrat e njerëzve të përulur, që kërkojnë të vërtetën nga Perëndia. Nëse do të vazhdojmë të përpiqemi të flasim për Zotin, do të çuditemi një ditë kur të mësojmë se ne kemi paralajmëruar, këshilluar, dhënë mësim dhe ftuar me ndihmën e Shpirtit për të bekuar jetë, me shumë më tepër rezultat se nga çfarëdo fuqi vetëm e jona.”

Presidenti Henri B. Ajring

 

Kthehu te pjesa Për Folësit