Personalizojeni Bisedën Tuaj

“Si rrjedhim, ai që predikon dhe ai që pranon, e kuptojnë njëri-tjetrin dhe që të dy lartësohen e gëzohen së bashku.” DeB 50:22

Personalizojeni Bisedën Tuaj

Së pari, merrni në shqyrtim me lutje se për çfarë duhet të flisni. Nëse ju është dhënë një detyrë, mendoni rreth asaj që ndieni se duhet thënë. Nëse nuk ju është dhënë një detyrë, kërkoni udhërrëfimin e Shpirtit kur të përzgjidhni një temë.

Së dyti, shqyrtojini shkrimet e shenjta dhe bisedat nga konferencat e përgjithshme që na mësojnë të vërtetën doktrinore të temës. Përcaktoni vargje dhe pjesë të shkurtra të nxjerra nga bisedat që mund t’ju ndihmojnë ta jepni mësim mesazhin tuaj. Këto vargje ose citime do të shërbejnë si bazë doktrinore për bisedën tuaj.

Së treti, shqyrtojini përvojat tuaja vetjake, ose të të tjerëve, që demonstrojnë të vërtetat doktrinore që po i jepni mësim. Planifikoni të përdorni përvoja lartësuese që ndërtojnë besim, duke i lidhur përvojat me parimet ose konceptin që po jepni mësim. Sinqeriteti do të jetë çelësi që do ta sjellë Shpirtin tek ju.

Së katërti, organizojini mendimet tuaja.

Së fundi, jepni bisedën tuaj, mos harroni të bëni një hyrje të temës suaj, të jepni mësim doktrinën, të tregoni përvoja vetjake dhe ta mbyllni me dëshminë tuaj dhe në emrin e Jezu Krishtit.

 

Kthehu te pjesa Për Folësit