Shkrimet e Shenjta
“Dhe vini re, unë jua them këto gjëra që ju të mund të mësoni urtësi; që ju të mund të mësoni se kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17); “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin” (Gjoni 13:34–35).
Pyetjet
- Në ç’mënyrë është Krishti shembulli i përsosur i dhënies së shërbimit?
- Si mund të përpiqem fort t’u shërbej të tjerëve me vetëmohim?
- Si ma ka bekuar jetën shërbimi i ngjashëm me të Krishtit?
Objektivi
Ne i duam ato gjëra dhe ata njerëz të cilëve u shërbejmë me gjithë zemër. Kur e mbajmë Krishtin në qendër të shërbimit tonë, kjo na ndryshon.