Shkrimet e Shenjta
“Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato.” “Ai do ta rrëfejë mëkatin dhe do ta braktisë atë” (DeB 58:42-43); “Asgjë e papastër nuk mund të banojë në praninë e Perëndisë” (Moisiu 6:57; 3 Nefi 27:19).
Pyetjet
- Çfarë roli luan pendimi në jetën time si i rritur kur në pjesën më të madhe të jetës kam qenë në përputhje me ungjillin?
- Cili është roli që ka Shlyerja e Jezu Krishtit për të më ndihmuar të pendohem e përmirësohem, për të përparuar drejt dishepullimit?
Objektivi
Dhurata e pendimit mundësohet nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, i cili ka vuajtur për mëkatet tona. Ne rritemi dhe përparojmë kur i pranojmë mëkatet tona, pendohemi dhe besëlidhim se do ta ndjekim Shpëtimtarin deri në fund të jetës sonë.