Shkrimet e Shenjta
“Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë” (Mateu 5:9); “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë” (Gjoni 14:27).
Pyetjet
- Në ç’mënyrë është Krishti shembulli i përsosur i një paqebërësi?
- Si mund të gjej paqe në një botë të mbushur me trazira?
- Çfarë mund të bëj për të krijuar paqe aty ku ka trazira?
Objektivi
Krishti është burimi i paqes. Ne e sjellim paqen e Tij në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve kur e duam Atë, i shërbejmë Atij dhe e ndjekim.