Shkrimet e Shenjta
“Neve na kërkohet pagëzimi nëse duam të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:5; 2 Nefi 9:23–24; DeB 84:74). “Kur pagëzohemi, ne besëlidhim se do të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit, për t’i shërbyer Perëndisë dhe për të zbatuar urdhërimet e Tij” (Mosia 18:8–10; 2 Nefi 31:13; DeB 18:22–25; 20:37).
Pyetjet
- Në ç’mënyrë pagëzimi është si të rilindësh në një jetë të re?
- Në ç’mënyrë është një shembull për ne pagëzimi i Krishtit?
- Cila është besëlidhja specifike e pagëzimit që bëjmë?
Objektivi
Pagëzimi është fillimi i një jete të re pasi ne simbolikisht rilindim dhe ngrihemi në një jetë të re si dishepuj të Krishtit dhe lidhemi me Të me anë të besëlidhjes.