Shkrimet e Shenjta
“Dhe në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, unë do t’u tregoj atyre dobësinë e tyre. Unë u jap njerëzve dobësi, që ata të jenë të përulur dhe hiri im është i mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që përulen para meje; pasi në qoftë se ata përulen para meje dhe kanë besim tek unë, atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta” (Ethëri 12:27, 37).
Pyetjet
- Çfarë shembujsh kemi nga shkrimet e shenjta të njerëzve që e mposhtën dobësinë?
- Si më ndihmon ndjekja e Krishtit ta mposht dobësinë?
- Cili është ndryshimi midis dobësisë dhe mëkatit?
Objektivi
Të gjithë kemi dobësi. Ne bëhemi të fortë duke e njohur dobësinë tonë, duke ushtruar besim te Krishti deri aq sa hiri i Tij ta kthejë dobësinë tonë në forcë.