Shkrimet e Shenjta
“Në gjithçka jepni falënderime” (DeB 98:1); “Falënderoje Zotin, Perëndinë tënd, në gjithçka” (DeB 59:7); “Dhe tani unë do të doja që ju të jeni të përulur,… duke i dhënë falënderime gjithmonë Perëndisë për çdo gjë që ju merrni” (Alma 7:23).
Pyetjet
- Pse kërkon Perëndia që të tregojmë mirënjohje?
- Pse ata që janë mirënjohës, janë më të lumtur se ata që nuk janë?
- Cila është marrëdhënia midis të qenit mirënjohës dhe marrjes së përgjigjeve për lutjet?
Objektivi
Dhurata e dallimit të bekimeve të Perëndisë ndaj nesh, është një dhuratë që Ai do të na e japë kur ne e dëshirojmë dhe e kërkojmë sinqerisht. Me atë dhuratë vjen aftësia për të parë dorën e Tij në jetën tonë dhe për të marrë udhërrëfimin e Tij.