Shkrimet e Shenjta
Libri i Mormonit “përmban një anal të një populli të rënë dhe të plotësisë së ungjillit të Jezu Krishtit” (DeB 20:9); Zoti dëshmon se ai “është i vërtetë” (DeB 17:6); “Dhe ata që e marrin atë me besim dhe punojnë me drejtësi, do të marrin një kurorë të jetës së përjetshme” (DeB 20:14).
Pyetjet
- Pse është kaq e rëndësishme një dëshmi për Librin e Mormonit?
- Në çfarë mënyre vërtetësia e Librit të Mormonit ngre bazat për thirrjen hyjnore të Jozef Smithit?
- Si ju ka sjellë Libri i Mormonit më pranë Krishtit?
Objektivi
Libri i Mormonit u shkrua për kohën tonë. Ne mund ta ndërtojmë dëshminë tonë për Krishtin dhe për Kishën e Tij nëpërmjet mësimeve që përmbahen në këtë anal të shenjtë.