Shkrimet e Shenjta
“Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15); “Sepse ka shumë vetë … të cilët mbahen larg nga e vërteta vetëm ngaqë nuk dinë se ku ta gjejnë atë” (DeB 123:12); “Kushdo që është paralajmëruar, të paralajmërojë të afërmin e tij” (DeB 88:81).
Pyetjet
- Pse është e rëndësishme që çdo njeri ta dëgjojë ungjillin?
- Cilat janë mënyrat e ndryshme që Zoti ka përgatitur për ne që ta shpërndajmë ungjillin?
- Si mund ta shpërndajmë ungjillin në mënyra të zakonshme dhe të natyrshme?
Objektivi
Ne u mësojmë familjeve dhe miqve tanë ungjillin me anë të gjërave që themi dhe bëjmë. Fqinjët tanë duhet ta dinë që i duam. Ati Qiellor do të na ndihmojë ta shpërndajmë ungjillin kur i kërkojmë ndihmën.