Shkrimet e Shenjta
“Pasi, në qoftë se ju u falni njerëzve shkeljet e tyre, Ati juaj qiellor do t’ju falë edhe ju; Por, në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve shkeljet e tyre, as Ati juaj nuk do t’jua falë shkeljet tuaja” (3 Nefi 13:14–15; DeB 64:9); “Unë, Zoti, fal mëkate dhe jam i mëshirshëm për ata që i rrëfejnë mëkatet e tyre me zemra të përulura” (DeB 61:2).
Pyetjet
- Cilët janë shembujt e faljes në shkrimet e shenjta?
- Në ç’mënyrë ishte Krishti shembulli i përsosur i faljes?
- Si mund ta kapërcej mërinë dhe të fal kur dikush më ka lënduar qëllimisht?
- Si e ka bekuar falja jetën time?
Objektivi
Krishti ka paguar çmimin që mëkatet tona të na falen. Ne duhet t’i falim të tjerët që të marrim falje.