Shkrimet e Shenjta
“Kështu që, ju duhet të shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht, duke pasur një ndriçim të përkryer të shpresës dhe një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit. Prandaj, në qoftë se ju do të shkoni përpara, duke u ushqyer me bollëk mbi fjalën e Krishtit dhe të duroni deri në fund, vini re, kështu thotë Ati: Ju do të keni jetën e përjetshme” (2 Nefi 31:20).
Pyetjet
- Si keni gjetur shpresë në Shlyerjen e Krishtit?
- Ç’mund të bëni që të mos e humbni shpresën në mes të sprovave?
- Çfarë do të thotë të kesh një ndriçim të përkryer të shpresës dhe pse shpresa ka rëndësi?
Objektivi
Shpresa për t’u kthyer dhe për të jetuar me Atin Qiellor dhe Jezusin është një fener nga i cili nuk duhet ta largojmë kurrë fokusin tonë. Pasja e asaj shprese mund të na ankorojë gjatë sprovave të jetës.