Shkrimet e Shenjta
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi” (Mateu 22:37–38); “Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij” (Gjoni 14:21).
Pyetjet
- Pse është i pari urdhërimi i parë?
- Në ç’mënyrë është bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë një shfaqje e dashurisë sonë për Të?
- Pse ndihemi larg Perëndisë kur nuk i bindemi Atij?
Objektivi
Ne e tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë duke i mirëbesuar Atij, duke kërkuar udhërrëfimin e Tij dhe duke zbatuar urdhërimet e Tij. Perëndia na do dhe kërkon të na ndihmojë të kualifikohemi për jetën e përjetshme duke na dhënë urdhërime (Moisiu 1:39).