Shkrimet e Shenjta
“Dhe dashuria hyjnore është e duruar dhe është e mirë … në qoftë se nuk keni dashuri hyjnore, ju s’jeni asgjë, pasi dashuria hyjnore nuk dështon kurrë. Prandaj, kapuni pas dashurisë hyjnore që është më e madhja e të gjithave, pasi të gjitha gjërat duhet të dështojnë – Por, dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit dhe nuk ka mbarim; … Prandaj, vëllezër të mi të dashur, lutiuni Atit me gjithë fuqinë e zemrës suaj, që të mbusheni me këtë dashuri” (Moroni 7:45-48).
Pyetjet
- Si jua ka bekuar jetën dashuria hyjnore si e Krishtit?
- Si mund të përpiqeni të zhvilloni dashuri hyjnore si të Krishtit?
- Çfarë është dashuria e vërtetë hyjnore si e Krishtit?
Objektivi
Krishti na do me një dashuri të përsosur. Për t’u përgatitur që të jetojmë me Të dhe Atin Qiellor, ne duhet të përpiqemi t’i duam të tjerët dhe të marrim cilësitë e përshkruara në vargjet te Moroni.