Shkrimet e Shenjta
“Ka një ligj, … mbi të cili[n] të gjitha bekimet bazohen – Dhe kur ne fitojmë ndonjë bekim nga Perëndia, është me anë të bindjes ndaj atij ligji mbi të cilin ai bazohet” (DeB 130:20–21); “Nëse i zbaton urdhërimet e mia e duron deri në fund, ti do të kesh jetë të përjetshme, dhuratë e cila është më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë” (DeB 14:7); “ Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them; por kur nuk e bëni çfarë ju them, ju nuk keni premtim” (DeB 82:10).
Pyetjet
- Çfarë do të thotë të jesh i bindur?
- Në ç’mënyrë na e shton bindja lirinë?
- Si lidhemi fort te Perëndia dhe me Perëndinë nëpërmjet mbajtjes së besëlidhjeve të bëra me Të?
Objektivi
Urdhërimet e Zotit janë ftesa për lumturi. Bindja ndaj urdhërimeve na mbron nga shumë brenga të kësaj bote të shkaktuara nga njeriu, na jep të drejtën të gëzojmë bekimet e Shpirtit dhe paqen që ai sjell, dhe na përgatit për t’u kthyer në praninë e Zotit.