Shkrimet e Shenjta
“Dhe tani bijtë e mi, mbani mend, mbani mend se është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj; që kur djalli të çojë erërat e tij të fuqishme, po shigjetat e tij në shtjellë të erës, po, kur i gjithë breshëri i tij dhe furtuna e tij e fuqishme do të lëshohen mbi ju, nuk do të ketë fuqi mbi ju, që t’ju tërheqë në humnerën e mjerimit dhe të vuajtjes së pafund, për shkak të shkëmbit mbi të cilin jeni ndërtuar, që është një bazë e sigurt, një bazë mbi të cilën në qoftë se njerëzit ndërtojnë, nuk mund të bien” (Helamani 5:12).
Pyetjet
- Kur bëjmë një jetë të ngarkuar dhe aktive, çfarë do të thotë që jeta jonë vërtet ta ketë hedhur spirancën te Krishti?
- Cilat janë bekimet nga pasja e një jete që e ka hedhur spirancën te Krishti?
Objektivi
Koha për të ndërtuar një themel të sigurt te Krishti nuk është gjatë stuhisë, por gjatë atyre kohëve të qeta kur nuk ka shpërthyer ende stuhia. Të gjithë do të përjetojmë sprova dhe probleme në jetë. Satani kërkon të tundojë dhe të shkatërrojë, por kur ndërtojmë një themel bazuar te Krishti dhe ungjilli i Tij, do të dimë se si t’i drejtohemi Atij dhe të ndiejmë paqen e Tij.