Lista e Ideve:

Të Marrësh Maksimumin nga Mbledhja e Sakramentit

Nga të rinjtë dhe të rejat e Lagjes së Parë dhe Lagjes së Dytë të Harlemit nga Kunji i Manhatanit në Nju-Jork

A ke dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë: “Ishte një mbledhje e shkëlqyer sakramenti” dhe të pyetësh veten a ishte vallë në të njëjtën mbledhje sakramenti me ty? Mbledhja e sakramentit synon ta bekojë jetën tonë, por që të marrim vërtet maksimumin prej saj, duhet të investojmë pak nga vetja. Ja tek janë disa sugjerime rreth kësaj …

Sakramenti:

  • Si pjesë të studimit tënd të përditshëm, lexo se çfarë thuhet në shkrimet e shenjta tek Tema dhe Pyetje ose tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, për temën “Sakramenti”.
  • Përgatitu paraprakisht për mbledhjen. Shko herët në Kishë, dëgjo muzikën para fillimit të mbledhjes dhe kërko zbulesë.
  • Gjatë himnit të sakramentit, mendo për fjalët e himnit.
  • Përsërite në mendje se pse po e merr sakramentin.
  • Përqendrohu te lutjet që bëhen. Mendo për veten sikur po vihesh nën besëlidhje.

Bisedat:

  • Vendos se do të mësosh të paktën një gjë të re nga secili prej folësve. Pastaj, mbaj vesh!
  • Nëse folësi ka emocione, buzëqeshi dhe shikoje në sy. Shmangi pëshpëritjet me të tjerët. Do të dëshiroje të njëjtën dashamirësi dhe respekt po të ishe ti në foltore. Mendimi i thellë do të të ndihmojë ta ftojë Shpirtin të të mësojë.
  • Përfytyro sikur do të të duhet të shkruash një reportazh rreth bisedës. Cilat janë argumentet e drejta që trajtoi folësi?
  • Shkruaj pyetje rreth temës së një bisede, që të mund të bësh kërkime për to më vonë.
  • Sill një shok ose shoqe joanëtare ose pak aktive. Do ta gjesh veten duke i kushtuar më shumë vëmendje mbledhjes dhe duke mësuar më shumë në rast se shoku ose shoqja jote ka pyetje ose do të bisedojë rreth asaj që mësoi ose dëgjoi.
  • Kujtohu se nëse u qasesh bisedave me dëshirë për të mësuar, Shpirti mund të të mësojë gjërat që ke nevojë të mësosh, edhe nëse folësit i përmendin ato tërthorazi.