
Gjërat që Duhen Bërë
-
Përgatiteni bisedën tuaj shumë kohë përpara, madje që atë ditë kur merrni detyrën. Kjo lejon që Shpirti të ketë më shumë kohë t’ju prijë dhe frymëzojë.
-
Përqendrojeni bisedën tuaj te Shpëtimtari dhe te ndërtimi i besimit dhe dëshmisë tek Ai.
-
Dëgjojeni Shpirtin dhe veproni me përgatitjet tuaja sipas nxitjeve që ndieni.
-
Kërkoni të jepni mësim doktrinat që përzgjodhët me një ton nderues.
-
Ushtrojeni paraprakisht dhënien e bisedës. Përsëriteni aq herë sa të jetë e nevojshme dhe mateni kohëzgjatjen për t’u siguruar që të qëndroni brenda kufirit të caktuar kohor.
Në ditën e bisedës
-
Bëni një lutje në zemër përpara se të filloni.
-
Ejani herët në Kishë që të mund të keni një përvojë të mbarë dhe të qëndrueshme.
-
Flisni qartë, me ngadalë dhe ngrijeni zërin te mikrofoni që të tjerët të mund t’ju dëgjojnë mirë.
-
Bëni kontakt me sy dhe buzëqeshni për të lehtësuar veten dhe të tjerët.
Gjërat që Nuk Duhen Bërë
-
Mos e filloni bisedën tuaj duke shprehur hezitimin për ta dhënë atë ose duke kërkuar ndjesë për atë që thoni.
-
Mos flisni për tema të cilat nuk i njihni mirë ose për ato që nuk i kuptoni mirë.
-
Mos hamendësoni ose të flisni për çështje kontradiktore.
-
Mos lexoni në masë nga biseda e një personi tjetër.
-
Mos e humbni mundësinë të flisni nga zemra.
-
Mos u ndieni nën trysni që të flisni me profesionalizëm.
Në ditën e bisedës
-
Mos shkoni vonë.
-
Mos merrni më shumë kohë nga aq sa ju është caktuar.
-
Mos jini në ankth, ata janë miqtë tuaj, ata janë të interesuar në gjërat që do të thoni.