Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Brezi i Ri po Përmbyt Tempujt

Në tempull, Krishti është qendror dhe ne bëjmë besëlidhje të shenjta me Të. Përgatitja për besëlidhje të tilla dhe veprimi i bërjes dhe mbajtjes së tyre, sjellin dashuri, mbrojtje, mundësi, forcë dhe fuqi përtej aftësisë për ta kuptuar.

portrait of a man
Plaku Mark A. Dandën, Britania e Madhe I Shtatëdhjetë Zonal, Zona e Europës Veriore

Dy vjet më parë, i pyeta të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore të Këshillit Bashkërendues të Mançesterit: “Çfarë veprimtarish do të doni të planifikoni gjatë vitit 2024?” U preka ngaqë idetë e tyre u përqendruan tek tempulli dhe udhëheqja e rinisë. Në vitin 2024, ata organizuan katër veprimtari të suksesshme, të qendërzuara te Krishti, të përqendruara tek tempulli: dy veprimtari “Përmbytni Tempullin” me gati 500 të rinj e të reja në moshë madhore në Tempullin e Prestonit, disa duke bërë besëlidhjet e tyre vetjake; një veprimtari “Përmbytni Tempullin” për rininë ku 40 të rinj e të reja në moshë madhore udhëhoqën 280 të rinj e të reja për në pagëzimore; dhe një fundjavë ku 20 të rinj e të reja në moshë madhore udhëhoqën një përvojë përgatitjeje misionare për 50 të rinj e të reja. Më kujtohet gjallërisht kur vizitova pagëzimoren dhe pashë një të ri duke pagëzuar një të re, dy të reja që ishin dëshmitare, një të ri në moshë madhore duke dokumentuar ordinancat dhe të rinj e të reja duke pritur radhën e tyre. Sytë m’u mbushën me lot nga ajo pamje. Reflektimi për ato çaste më mbush me gëzim për forcën dhe përqendrimin e Brezit të Ri te besëlidhjet.

two young women in front of a temple

Jemi fatlumë që kemi tempuj anembanë Europës, me shumë të tjerë duke u ndërtuar ose të njoftuar. Presidenti Nelson shpalli: “Ne po bëjmë gjithçka kemi fuqi, nën drejtimin e Zotit, që t’i bëjmë bekimet e tempullit më të arritshme për anëtarët e Kishës”[1].

Në tempull, Krishti është qendror dhe ne bëjmë besëlidhje të shenjta me Të. Përgatitja për besëlidhje të tilla dhe veprimi i bërjes dhe mbajtjes së tyre, sjellin dashuri, mbrojtje, mundësi, forcë dhe fuqi përtej aftësisë për ta kuptuar. Mësimet e Presidentit Nelson për “hesed‑in” kumbojnë thellësisht për mua. Ai shpjegoi: “Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje me Perëndinë, marrin një lloj të veçantë dashurie e mëshire. Në hebraisht ajo dashuri besëlidhëse quhet hesed.” Ai vazhdoi: “Ngaqë Perëndia ka hesed për ata që kanë bërë besëlidhje me Të, Ai do t’i dojë ata. Ai do të vazhdojë të punojë me ta dhe t’u ofrojë mundësi për të ndryshuar. Ai do t’i falë ata kur pendohen. Dhe nëse e humbasin udhën, Ai do t’i ndihmojë ta gjejnë udhën e tyre të kthimit tek Ai.”[2] O sa e dua këtë ndjenjë dashurie, mëshire dhe faljeje, ndjesinë e qëllimit, fuqisë dhe mundësisë që Shlyerja e Shpëtimtarit i jep secilit dhe çdonjërit prej nesh që bën dhe i mban besëlidhjet me Të. Asgjë nuk humbet kurrë; gjithçka është gjithmonë e mundur me Të dhe Shlyerjen e Tij. Ai dha mësim: “Sa herë do të të mbledh si një pulë mbledh zogjtë e saj nën krahët e saj, në qoftë se do të pendohesh dhe kthehesh tek unë, me qëllim të plotë të zemrës”[3].

Presidenti Nelson gjithashtu tha: “Adhurimi i rregullt në tempull do të na ndihmojë. Në shtëpinë e Zotit, ne përqendrohemi te Jezu Krishti. Mësojmë për Të. Bëjmë besëlidhje për ta ndjekur Atë. Arrijmë ta njohim Atë. Ndërsa i mbajmë besëlidhjet tona të tempullit, marrim qasje më të madhe te fuqia forcuese e Zotit. Në tempull, ne marrim mbrojtje nga goditjet e botës. Ne përjetojmë me bollëk të madh dashurinë e kulluar të Jezu Krishtit dhe të Atit tonë Qiellor! Ndiejmë paqe dhe siguri shpirtërore, në kontrast me trazirat e botës. Ky është premtimi im për ju: Çdo kërkues i sinqertë i Jezu Krishtit do ta gjejë Atë në tempull. Do ta ndieni mëshirën e Tij. Do të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja më shqetësuese. Do ta rrokni më mirë gëzimin e ungjillit të Tij.”[4]

Ju ftoj që të “gjeni një mënyrë për të lënë një takim … me Zotin – për të qenë në shtëpinë e Tij të shenjtë”5 dhe ta përdorni rekomandimin tuaj të tempullit që ta bekoni jetën tuaj dhe jetën e njerëzve tuaj të dashur. Nëse nuk keni rekomandim aktual tempulli, jini dashamirës ndaj vetes suaj dhe dijeni se mund të punoni për t’u bërë të denjë që të frekuentoni tempullin dhe t’i merrni këto bekime. “Ju premtoj se Zoti do t’i sjellë mrekullitë që Ai e di se ju nevojiten, teksa bëni sakrifica për të shërbyer dhe adhuruar në tempujt e Tij.”[5]

Jam thellësisht mirënjohës për tempullin, për gëzimin, bekimet dhe mbrojtjen që më sjell mua dhe familjes sime. I kam të shtrenjta përvojat me rëndësi të përjetshme që i kam pasur atje, ku, me raste, edhe veli është holluar.

[1] “Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, konferenca e përgjithshme, prill 2024

[2] “Besëlidhja e Përjetshme”, Liahona, tetor 2022

[3] 3 Nefi 10:6

[4] “Zoti Jezu Krisht do të Vijë Përsëri”, konferenca e përgjithshme, tetor 2024

[5] “Të Bëhemi Shenjtorë Shembullorë të Ditëve të Mëvonshme”, konferenca e përgjithshme, tetor 2018