23 prilli është Dita Botërore e Librit, dita që na kujton se librat ndikojnë shumë te mënyra se si njerëzit e shohin veten dhe shoqërinë. Libri i Mormonit është një libër që vlerësohet si shkrim i shenjtë nga njerëzit në mbarë botën.
Botimi i parë i shtypur i Librit të Mormonit në vitin 1830 përfshinte 5 000 kopje. Deri në vitin 2000, u shpërndanë më shumë se 100 milionë kopje, dhe vitin e fundit, numri i kopjeve është dyfishuar pasi individët në mbarë botën kërkojnë të dinë më shumë rreth Jezu Krishtit dhe rolit të Tij në jetën e tyre.
Libri në gjuhë përkatëse
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, me një anëtarësi prej më shumë se 17 milionë njerëzish, e ka botuar Librin e Mormonit në 113 gjuhë, me 92 përkthime të plota dhe me 21 përzgjedhje nga Libri i Mormonit. Plaku Dejll G. Renland, një apostull në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, theksoi rëndësinë që njerëzit të jenë në gjendje ta lexojnë këtë libër me shkrime të shenjta në gjuhën e tyre amtare. Plaku Renland tha se Shpëtimtari shtroi rrugën për përkthimin kur Ai tha: “Sepse do të ndodhë në atë ditë, që çdo njeri do ta dëgjojë plotësinë e ungjillit në gjuhën e tij dhe në të folurën e tij” (Doktrina e Besëlidhje 90:11).
Pesë përkthimet e para të Librit të Mormonit ishin në gjuhët europiane: Në danisht në vitin 1851; dhe frëngjisht, uellsisht, gjermanisht dhe italisht në vitin 1852.
Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e konsiderojnë Librin e Mormonit si shoqërues të Biblës, duke shtuar një dëshmi të dytë të Jezu Krishtit. Mësimet e tij përfshijnë fjalët e Tij drejtuar profetëve që jetonin në kohët biblike, me një rrëfim të vizitës dhe mësimeve të Tij te njerëzit që jetonin në kontinentin e lashtë amerikan pas ringjalljes së Tij.
Në Librin e Mormonit, emri i Krishtit përmendet në çdo 1,7 vargje, vdekja dhe kryqëzimi i Tij diskutohet 36 herë, ringjallja diskutohet 88 herë, ka 117 emra për Krishtin në Librin e Mormonit dhe janë 12 021 fjalë të folura nga Krishti gjatë vizitës së Tij në kontinentin amerikan.
Libri i Mormonit premton sot
Presidenti Rasëll M. Nelson, Presidenti i Kishës sot, ka dhënë premtime për mbrojtjen, besimin dhe udhërrëfimin hyjnor për studimin me lutje dhe në mënyrë të vazhdueshme të Librit të Mormonit. “Kur unë mendoj për Librin e Mormonit, mendoj për fjalën ‘fuqi’”, – vërejti Presidenti Nelson. “Të vërtetat e Librit të Mormonit kanë fuqinë ta shërojnë, ngushëllojnë, rivendosin, ndihmojnë, forcojnë, përkrahin dhe gëzojnë shpirtin tonë” (Presidenti Rasëll M. Nelson, konferenca e përgjithshme e tetorit 2017).