Biblioteka e Historisë Familjare Është Tani Biblioteka e Programit FamilySearch

Biblioteka e Historisë Familjare në Sheshin e Tempullit në Solt-Lejk-Siti tani njihet si Biblioteka e Programit FamilySearch. Gjithashtu, mbi 5 700 qendrat e historisë familjare nëpër botë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme tani janë qendrat e programit FamilySearch.

Biblioteka e Programit FamilySearch në Solt-Lejk-Siti, Jutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Biblioteka e Programit FamilySearch në Solt-Lejk-Siti, Jutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Këto ndryshime të vogla janë një kujtues për burimet e shumta gjenealogjike, të rëndësishme dhe falas, që janë në dispozicion te secila nga këto ndërtesa.

Familja është qendrore në Kishën e Jezu Krishtit dhe në planin e Perëndisë për lumturinë. Ne ju ftojmë të vizitoni Bibliotekën e Programit FamilySearch ose një qendër vendore të programit FamilySearch, që të zbuloni rrënjët tuaja dhe mënyrën se si paraardhësit kanë ndikuar te ju. Do të gjeni ndihmë të individualizuar për ju dhe të drejtë hyrjeje në teknologji dhe dokumente ekskluzive.

Vizitoni këndin e internetit të Bibliotekës së programit FamilySearch për oraret e funksionimit dhe një qendër të programit FamilySearch pranë jush.