Dy udhëheqëse të rangut të lartë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme filluan një turne njëjavor këtë javë në Europë, duke sjellë mesazhe mbi shpresën, dishepullimin dhe qëllimin hyjnor tek të rinjtë e të rejat, fëmijët dhe personat në moshë madhore në disa vende.
Motra Emili Bell Friman, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dhe Motra Emi A. Rajt, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, e filluan vizitën e tyre me një seri takimesh shpirtërore, përkatësisht në Berlin dhe Romë. Secili qe i përshtatur për nevojat unike dhe potencialin hyjnor të brezit të ri.










Në Berlin, Motra Friman dëshmoi para qindra të rejave e të rinjve, udhëheqësve dhe misionarëve në takime shpirtërore personale dhe emocionuese se si Perëndisë i pëlqen të japë dhurata dhe ka dhurata të veçanta për secilin prej nesh. Motra Friman, e njohur për mësimdhënien e saj të përzemërt, u dha mësim të rinjve e të rejave se “kur Perëndia thotë se Ai ka një punë të madhe që ne ta bëjmë, Ai gjithashtu ka dhurata ndaj nesh që ta kryejmë atë punë të madhe” dhe të “kujtoni se Perëndia do t’ju flasë juve”. Më pas ajo la kohë për një sesion me pyetje–përgjigje me të rinjtë e të rejat.










Në Romë, takimin shpirtëror, të gëzueshëm dhe ndërveprues të Motrës Rajt e drejtuan fëmijë nga vendi. Ai theksoi të vërtetën e përjetshme se çdokush në Kishë është i vlefshëm për Shpëtimtarin. Ajo i ndihmoi fëmijët ta kuptojnë se si ta ndiejnë Shpirtin dhe të mësojnë për Jezusin. Mesazhi i saj i ngrohtë dhe inkurajues, “ju jeni fëmijë të Perëndisë – ky është identiteti juaj”, ishte i mbushur me histori, shkrime të shenjta, veprimtari vizatimi dhe këngë që u mësuan fëmijëve për Krishtin dhe që sollën buzëqeshje dhe Shpirtin në mbledhje.
Këto motra tani do të nisin një udhëtim me rëndësi shpirtërore që do të shtrihet në pesë vende për shtatë ditë, për të nxjerrë në pah misionin global të Kishës për t’iu shërbyer komuniteteve, për të forcuar familjet dhe, më e rëndësishmja, për të ushqyer besimin te Jezu Krishti.
Ngjarjet e Planifikuara Kryesore të Turneut
- Varshavë, Poloni: Motra Friman, së bashku me shenjtorët vendorë dhe vullnetarët, do të marrë pjesë në një projekt shërbimi humanitar.
- Zyrih, Zvicër: Motra Rajt do të takohet me zyrtarë qeveritarë, duke i vijuar përpjekjet mbarëbotërore të Kishës për lirinë fetare, mbrojtjen për familjen dhe bashkëpunimin ndërfetar.
- Lion, Francë: Të dyja udhëheqëset do të ribashkohen për një seri takimesh shpirtërore të ndërthurura, duke u dhënë shërbesë si të rinjve e të rejave ashtu edhe fëmijëve.
- Bruksel, Belgjikë: Turneu do të përfundojë në zemrën e Bashkimit Europian me takime shpirtërore dhe mbledhje.
Ky turne pasqyron besimin e Kishës se të gjithë njerëzit, përfshirë fëmijët dhe të rinjtë e të rejat, janë fëmijë të dashur të Perëndisë, të aftë për forcë dhe shërbim të madh shpirtëror.