Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Bekimet e Tempullit

Rome Temple
Elder Moreira
Plaku Zhoakin J. Moreira, Portugali I Shtatëdhjetë Zonal

Kur Zoti e udhëzoi Adamin rreth planit të Lumturisë, Moisiu shkroi: “Dhe vër re, të gjitha gjërat kanë ngjashmërinë e tyre dhe të gjitha gjërat krijohen e bëhen për të dhënë dëshmi për mua, si gjërat që janë tokësore, ashtu dhe gjërat që janë shpirtërore, gjërat që janë në qiejt lart dhe gjërat që janë në tokë, dhe gjërat që janë nën tokë, si mbi të, edhe nën të, të gjitha gjërat japin dëshmi për mua.”[1]

Vendet më të shenjta që kemi në tokë janë tempujt, të cilët japin dëshmi për rolin qendror të Shpëtimtarit në adhurimin në tempull. Fjalitë në vijim janë të shkruara te hyrja e Tempullit: “Shenjtëri Zotit” dhe “Shtëpia e Zotit”.

Kur Shpëtimtari, Jezu Krishti, iu shfaq nefitëve, Ai i ftoi të gjithë fëmijët që të bashkoheshin me Të dhe në rrëfim jepet përshkrimi: “Kështu ata i sollën fëmijët e tyre të vegjël dhe i ulën përdhe rreth e përqark tij dhe Jezusi qëndroi në mes; dhe turma u hapi rrugë, derisa të gjithë u sollën pranë tij.”[2]

Kështu, një nga bekimet e tempullit është që të vijmë tek Ai që të jemi në mes të Tij, dhe që të jemi në gjendje të mësojmë prej Tij dhe me Të, me qëllim që të bëhemi si Ai.

Në tempull ne mësojmë rreth qëllimit të jetës, se cilët jemi, nga erdhëm, përse jemi këtu dhe ku do të shkojmë pas kësaj jete.

Duke i zbatuar këto mësime gjatë gjithë jetës sonë, si frekuentues të tempullit, secili prej nesh bën gjithashtu premtime të shenjta me Zotin, të quajtura besëlidhje.

Besëlidhje të tilla përfshijnë bindjen ndaj Perëndisë, ndjekjen e Jezu Krishtit, të qenit moralisht të pastër dhe përkushtimin e kohës dhe talenteve në shërbimin ndaj Zotit.

Këto zotime bëhen parime udhërrëfyese për jetën tonë të përditshme. Nderimi i këtyre besëlidhje të shenjta na sjell më shumë paqe, gëzim dhe bekime në këtë jetë, teksa përpiqemi fort të kthehemi për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë.

Një nga bekimet e frekuentimit të tempullit është ndjenja e qetësisë, lutjes dhe të qenit i mendueshëm, që dërgohen në Qiell, ku ne mund të jetojmë përgjithmonë me familjen tonë, në praninë e Atit tonë Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Një bekim tjetër i madh është përmbushja e profecisë së profetit Malakia: “Ja, unë do t’ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit:

Ai do të bëjë që zemra e etërve t’u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, me qëllim që vendi të mos goditet nga një shfarosje e plotë.”[3]

Kur Jezu Krishti u pagëzua, Ai tregoi zotimin e Tij për t’iu bindur të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Më vonë, Jezusi dha mësim se pagëzimi është i domosdoshëm për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Pra, çfarë ndodh me ata njerëz që vdiqën pa u pagëzuar?

Në tempull, pagëzimi dhe ordinanca të tjera thelbësore kryhen në emër të njerëzve që kanë vdekur pa e pasur këtë mundësi. Ordinanca të tilla e sjellin hirin shpëtues të Jezu Krishtit tek të gjithë njerëzit. Ky shërbim në emër të të tjerëve bëhet me dashuri dhe sepse shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se jeta vazhdon pas vdekjes, ata gjithashtu besojnë se njerëzit që kanë vdekur janë në dijeni për ordinancat që janë bërë për ta dhe janë të lirë të vendosin që t’i pranojnë ose jo.

Nëpërmjet kërkimit të historisë familjare, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kërkojnë informacion mbi paraardhësit e tyre dhe i çojnë emrat në tempull për të kryer ordinancat për ta.

Kur u thirr Presidenca e Parë e tanishme, President Rasëll M. Nelson tha: “… Secili prej nesh ka për qëllim të jetë i veshur me fuqi në një shtëpi të Zotit, të vulosur si familje, besnikë ndaj besëlidhjeve të bëra në tempull të cilat na kualifikojnë për dhuratën më të madhe të Perëndisë – dhuratën e jetës së përjetshme. Adhurimi juaj në tempull do (…) t’ju bekojë me më shumë zbulesë vetjake… .”[4]

I ftoj të gjithë t’i gëzojnë këto bekime dhe premtime duke frekuentuar tempullin.

 


[1] Perla me Vlerë të Madhe, Moisiu 6:63

[2] Libri i Mormonit, 3 Nefi 17:12

[3] Dhiata e Vjetër; Malakia 4:5–6

[4] https://www.churchofjesuschrist.org/broadcasts/article/first-presidency-message/2018/01/introduction-to-the-first-presidency?lang=eng