Bekimet e Shkollës së Përjavshme të së Dielës

Mësoni më Shumë mbi Mënyrën se si Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Adhurojnë të Dielave

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se mbledhja së bashku për të adhuruar në Shkollën e së Dielës është një pjesë e rëndësishme e shërbimeve kishtare të dielave.
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se mbledhja së bashku për të adhuruar në Shkollën e së Dielës është një pjesë e rëndësishme e shërbimeve kishtare të dielave.

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme besojnë se Shkolla e së Dielës është një pjesë e rëndësishme e shërbimeve kishtare të dielave. Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, Shkolla e së Dielës është një kohë për të studiuar fjalën e Perëndisë, për të lartësuar njëri-tjetrin dhe për të mësuar e adhuruar së bashku.

Si përshtatet Shkolla e së Dielës në një shërbim kishtar të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Shkolla e së Dielës e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme zhvillohet çdo të diel për afro 40 minuta. Të gjithë anëtarët e Kishës të moshave 12 vjeç e lart janë anëtarë të Shkollës të së Dielës (shih [Manuali 2: Administrimi i Kishës][2010], 12.1). Shkolla e së Dielës zakonisht zhvillohet pas mbledhjes së sakramentit, [që është] shërbimi kryesor kishtar të dielën për shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Shumicën e kohës, rinia dhe të rriturit ndahen në orë mësimore të ndryshme të Shkollës të së Dielës që të mësojnë në një mënyrë të përshtatur më së miri për grupmoshat e tyre (shih [Manuali 2], 12.4).

Si është Shkolla e së Dielës?

Të rriturit janë të mirëpritur të marrin pjesë në një prej disa orëve mësimore të Shkollës të së Dielës që ofrohen zakonisht gjatë një shërbimi kishtar. Shumë të rritur zgjedhin të marrin pjesë te Doktrina e Ungjillit, një orë mësimore e Shkollës të së Dielës që përqendrohet te studimi i shkrimeve të shenjta të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, përfshirë Biblën dhe Librin e Mormonit. Disa bashkësi ofrojnë edhe Parimet e Ungjillit, një orë mësimore që përqendrohet te mësimdhënia e të vërtetave bazë të ungjillit, dhe kurse të tjera me dëshirë, të tilla si një orë mësimore mbi Martesën dhe Marrëdhëniet Familjare.

Gjatë pjesës së Shkollës të së Dielës të një shërbimi kishtar të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, zakonisht, një mësues jep një mësim që ai apo ajo e ka përgatitur më përpara duke përdorur një manual udhëzimi të siguruar nga Kisha. Anëtarët e klasës gjithashtu nxiten të tregojnë mendime dhe ide nga studimi i tyre në shtëpi i shkrimeve të shenjta të lidhura me temën e mësimit. Anëtarët e klasës zakonisht luten së bashku dhe mund të këndojnë një himn në fillim dhe në fund të Shkollës të së Dielës.

Shkolla e së Dielës mbikëqyret nga udhëheqësit shenjtorë të ditëve të mëvonshme si në nivel vendor, ashtu edhe mbarëbotëror. Udhëheqësit shenjtorë të ditëve të mëvonshme në nivel vendor organizojnë një presidencë të Shkollës të së Dielës për të mbikëqyrur përpjekjet për mësimnxënie dhe mësimdhënie në secilën bashkësi (shih Handbook 2 [Manualin 2], 12.5). Po ashtu, udhëheqësit shenjtorë të ditëve të mëvonshme në nivel mbarëbotëror organizojnë një Presidencë të Përgjithshme të Shkollës të së Dielës për të mbikëqyrur Shkollën e së Dielës të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe përpjekjet për mësimnxënien dhe mësimdhënien e ungjillit përreth globit (shih “General Auxiliaries” [“Organizatat e Përgjithshme Ndihmëse”]).

Në ç’mënyrë mund të mësoj më shumë?

Për të mësuar më shumë mbi mënyrën se si anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme adhurojnë të dielën, apo për të gjetur se si të merrni pjesë në një shërbim kishtar në zonën tuaj, vizitoni ejanitekrishti.org.