Bashkimi nëpërmjet Besimit Fetar

The Interreligious Dialogue Group of Sabadell [Grupi Ndërfetar për Dialog i Sabadellës] (GDIS) [GNDS] mblidhet çdo muaj për të diskutuar për një larmi të gjerë temash. 'Grupi miratohet nga këshilli bashkiak dhe ka për qëllim që të nxitë njohuri dhe respekt të ndërsjellë midis besimeve të ndryshme fetare, të pranishme në atë bashki”.

Ndërsa Covid-19 e mbërtheu botën, shoqëria filloi të mbyllej. U anuluan veprimtaritë, u mbyllën bizneset dhe madje u hoq dorë nga festimet tradicionale. U ndërprenë shërbimet fetare. Megjithatë, në Sabadell të Spanjës, një grup ndërfetar i vazhdoi përpjekjet e veta nëpërmjet internetit.

The Interreligious Dialogue Group of Sabadell [Grupi Ndërfetar për Dialog i Sabadellës] (GDIS) [GNDS] mblidhet çdo muaj për të diskutuar për një larmi të gjerë temash. Sipas Kristina Vijar Reit, nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, “Grupi miratohet nga këshilli bashkiak dhe ka për qëllim që të nxitë njohuri dhe respekt të ndërsjellë midis besimeve të ndryshme fetare, të pranishme në atë bashki”.

Përfaqësues shenjtorë të ditëve të mëvonshme, katolikë, baptistë, anglikanë, brahma kumarist, bahá’íst, hebrenj dhe evangjelistë përcaktojnë një temë vjetore. Çdo muaj, njëri prej përfaqësuesve jep mësimet e besimit të tyre përkatës mbi temën e caktuar. Folës të ftuar mund të ftohen gjithashtu herë pas here për të dhënë njohuri të veçanta për legjislacionin, shëndetësinë dhe çështje të tjera.

Pas shumë muajsh mbledhjesh nëpërmjet videokonferencave, mbledhja e parë me prani fizike e GDIS-së [GNDS-së] u zhvillua kohët e fundit. Grupi u mblodh në një pyll të vogël në mjediset e ndërtesës kishtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. U vendos se do të mbahej një ceremoni në shtator si shenjë nderimi për të gjithë ata që vdiqën nga pandemia. Këshilli Bashkiak i Sabadellës do të marrë pjesë në atë veprimtari.

Disa Anëtarë të Grupit pas Mbledhjes në Maj
Disa Anëtarë të Grupit pas Mbledhjes në Maj

Në mënyrë të ngjashme, grupi ndërfetar portugez i punës për dialog u takua kohët e fundit në një format me prani fizike dhe virtuale një vit e gjysmë pas fillimit të pandemisë. Përfaqësuesit e 15 kishave me qendër në Portugali u takuan ditën e martë, më 22 qershor. Për shkak të kufizimeve të qeverisë që lejon 30 për qind të kapacitetit të dhomës së konferencës, disa morën pjesë me prani fizike ndërsa pjesa tjetër mori pjesë nëpërmjet internetit.

Sesioni i Drejtpërdrejtë i Grupit Ndërfetar Portugez i Punës për Dialog
Sesioni i Drejtpërdrejtë i Grupit Ndërfetar Portugez i Punës për Dialog

Folësit u përzgjodhën nga përfaqësuesit fetarë të grupit. Dr. Zhoakim Moreira nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme foli për “shtrirjen shoqërore të kishave në Portugali në përkrahjen humanitare”. Përveç udhëheqësve kishtarë, morën pjesë shumë udhëheqës qeveritarë dhe joqeveritarë.

Dr. Moreira Duke Folur
Dr. Moreira Duke Folur

Sipas Dr. Moreirës, grupi ka zhvilluar “mbledhje të rregullta çdo muaj ku diskutojnë çështje me rëndësi fetare dhe se si fetë mund të bëjnë një ndryshim për mirë në shoqërinë portugeze”. Synimi i tyre është harmonia midis feve, me respekt për ndryshimet doktrinore të secilës fe, por të bashkuar në qëllime të përbashkëta.

Temat e fundit që kanë diskutuar, përfshijnë pajtimin me ligjet e shëndetit të vendit në lidhje me pandeminë. Kjo përfshin përhapjen e komunikimit rreth vaksinës dhe ofrimin e ndihmës ndaj emigrantëve që të vaksinohen pa frikën se do të dëbohen nga vendi. Përveç këtyre, ata i ndihmojnë refugjatët të integrohen në shoqërinë portugeze.

Grupi kërkon të drejta të barabarta për të gjitha fetë. Një nga arritjet e tyre ishte bërja e ligjshme e predikimit në Portugali. Ata kërkojnë të arrijnë një baraspeshë midis laicizmit dhe fesë për rininë në sistemin arsimor portugez. Me këtë këndvështrim, ata po punojnë për ta shndërruar lëndën “Edukimi Katolik Moral dhe Fetar” në lëndën “Historia e Feve”. Ata më tej përpiqen t’i thyejnë mitet e feve të ndryshme mes të rinjve në moshë madhore dhe “të mbjellin fara për vendosjen e paqes fetare në Portugali”.

Kuptueshmëri, respekt, miqësi dhe dashuri. Këto janë gjërat për të cilat përpiqen fort njerëzit e të gjitha besimeve fetare. Puna së bashku me këtë frymë u krijon mundësinë këtyre grupeve që të kërkojnë shpresë për paqe dhe unitet, t’i largojnë stereotipet, t’i zhdukin krejtësisht idetë e gabuara dhe t’iu shmangen tëhuajtjes. Duke kuptuar gjërat e përbashkëta në vend të ndryshimeve ata mund të qëndrojnë së bashku për të ndihmuar në mbrojtjen e lirive fetare.

Plaku Dejvid A. Bednar, një apostull i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, pohon se “një kuptueshmëri e duhur dhe respekti për grupet fetare mund të sjellin përfitime të rëndësishme për të gjithë komunitetin”.