
Shiheni transmetimin të dielën, më 12 shtator 2021, në orën 16:00 sipas orës në zonën e shtatë orare (16:00 CEST) në sistemin satelitor të Kishës, Broadcasts.ChurchofJesusChrist.org, YouTube, në kanalin Latter-day Saints Channel dhe kanale të tjera digjitale.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të rinjtë në moshë madhore, beqarë ose të martuar. Ftohen edhe misionarët kohëplotë që të marrin pjesë dhe të sjellin personat të cilëve po iu japin mësime, kur të jetë e mundur. Mirëpriten njerëz nga të gjitha moshat dhe popullatat. I nxitim udhëheqësit vendorë që të përcaktojnë një datë dhe një orar për ta parë ngjarjen, si t’u përshtatet më së miri të rinjve në moshë madhore në zonën e tyre.
Përpara ngjarjes, të rinjtë në moshë madhore mund t’i dorëzojnë pyetjet e tyre në faqen e ngjarjes në adresën Face2Face.ChurchofJesusChrist.org.