Ballë për Ballë për Persona në Moshë Madhore Beqarë me Plakun Andersen, Motrën Bingham dhe Motrën Iubank

Ngjarja që do të zhvillohet më 13 qershor 2021, është për personat në moshë madhore beqarë, nga 31 vjeç e lart

Plakun Andersen, Motrën Bingham dhe Motrën Iubank
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Xhin B. Bingham dhe Motra Sheron Iubank, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Presidentja Xhin B. Bingham dhe Motra Sheron Iubank, të Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës do të organizojnë një ngjarje Ballë për Ballë për personat në moshë madhore beqarë, nga 31 vjeç e lart, më 13 qershor 2021.

“Ne e dimë se shumë persona në moshë madhore beqarë po përballen me sfida të vështira ose kanë pyetje apo shqetësime”, tha Plaku Andersen, duke shtuar se “dashuria e Shpëtimtarit mund të shërojë çdo pikëllim. Ne shpresojmë që të jemi në gjendje t’ua shprehim dashurinë e pakrahasueshme të Shpëtimtarit miqve tanë anembanë botës.”

Ngjarja do të transmetohet në sistemin satelitor të Kishës, broadcasts.ChurchofJesusChrist.orgface2face.ChurchofJesusChrist.org, në kanalin Latter-Day Saints Channel, BYUtv dhe në kanale të tjera të dielën, më 13 qershor, në orën 16:00 sipas orës në zonën e shtatë orare. I nxitim udhëheqësit vendorë që të përcaktojnë një datë dhe një orar për ta parë ngjarjen, si t’u përshtatet më së miri personave në moshë madhore beqarë në zonën e tyre.

Të gjithë personat në moshë madhore beqarë që janë 31 vjeç e lart janë të ftuar të marrin pjesë.

Personat në moshë madhore beqarë përbëjnë mbi 50 përqind të anëtarësisë së moshave madhore në Kishë, vërejti Motra Bingham. “Ai është një publik i rëndësishëm!”, tha ajo. “Ne presim me padurim të bëjmë një bisedë me ta rreth ndihmesave të tyre në mbretëri, aftësisë së tyre për t’u shërbyer të tjerëve dhe dashurisë së tyre për Zotin Jezu Krisht.”

Motra Iubank tha se duke qenë vetë beqare në moshë madhore, ajo është e lumtur që po e bën këtë bisedë të hapur me persona të tjerë në moshë madhore beqarë. “Çdo anëtar, pavarësisht nga rrethanat e veta, ka kaq shumë ndihmesë për të dhënë”, tha ajo “dhe ne shpresojmë ta dallojmë më mirë këtë gjë tek anëtarët e Kishës”.

Plaku Andersen shtoi: “Atyre personave në moshë madhore, qoftë ju që nuk jeni martuar ndonjëherë apo që jeni të ve, të shkurorëzuar ose një prind i vetëm, u them: Ju jeni të nevojshëm në mbretërinë e Perëndisë! Ne jemi mirënjohës për gjithçka që bëni për ta çuar përpara punën e Zotit.”

Pak kohë pas ngjarjes drejtpërsëdrejti, regjistrimi i takimit shpirtëror do të arkivohet dhe do të jetë në dispozicion për tu parë sipas kërkesës në faqen face2face.ChurchofJesusChrist.orgGospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin]YouTubeGospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe kanale të tjera.

Për llojin e transmetimit, gjuhët dhe hollësitë mbi ritransmetimin, drejtohuni te broadcast schedule [programi i transmetimit]. Për ndihmë me pajisjen satelitore dhe llojin e transmetimit, shihni te faqja mhtech.ChurchofJesusChrist.org.