Të rinjtë e të rejat në Shqipëri dhe kudo tani mund të kënaqen me albumin muzikor të Kishës për të rinjtë e të rejat, për vitin 2026, në gjuhën shqipe. Albumi “Ec Me Mua”, i ofruar së fundmi në gjuhën vendore, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ta vënë muzikën e këtij viti për të rinjtë e të rejat në dispozicion për ta, në mbarë Europën, në gjuhët e tyre amtare.
Muzika ka një aftësi të pashoqe për ta forcuar besimin dhe për t’i sjellë njerëzit më pranë Jezu Krishtit. Duke i vënë në dispozicion këto këngë në shqip, të rinjtë e të rejat dhe familjet mund të lidhen më lehtë me mesazhet e shpresës, dishepullimit dhe përkushtimit që gjenden në të gjithë albumin.
Projekti i ofrimit në gjuhën vendore u përkrah nga përkthyes, këngëtarë, muzikantë, producentë dhe vullnetarë që kontribuuan me talentet e tyre për ta sjellë këtë muzikë te dëgjuesit shqipfolës. Përpjekjet e tyre kanë ndihmuar që këto mesazhe lartësuese shpirtërisht të bëhen më të arritshme për të rinjtë e të rejat dhe familjet.
Ec Me Mua është në dispozicion në:
Të rinjtë e të rejat, familjet dhe miqtë, janë të ftuar t’i dëgjojnë pjesët muzikore, t’ua shpërndajnë të tjerëve dhe t’i përdorin si materiale burimore për ta forcuar besimin te Jezu Krishti.