Tiranë, Shqipëri

Festime përmes aktiviteteve shpirtërore në kuadër të 30 vjetorit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri

Të shfaqësh talentet ose të tregosh dhuratat që Zoti na ka dhënë, është diçka mbresëlënëse!

Në kuadër të 30 vjetorit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri, anëtarët janë mbledhur për të filluar festimet. 

Mëngjesi i datës 25 Nëntor zuri fill me aktivitetin sportiv. 50-60 të rinj të kunjit, distriktit dhe miq të kishës luajtën futboll në një nga fushat sportive në liqenin e Tiranës. Thomas Lombardi, organizatori i këtij aktiviteti, tha: “Ishte një ditë me shumë shi, por ne u argëtuam duke luajtur futboll, e cila u pasua me porositjen e picave.”

Të rinj në përgatitje për të zhvilluar aktivitetin sportiv.
Anëtarë të kishës duke luajtur futboll.
Pjesëmarrës duke u argëtuar përmes një loje ndeshjeje.

Mbasditja mblodhi sërisht anëtarë të kishës dhe miq të tyre në një aktivitet tjetër. Këtë rradhë një ekspozitë me temën “Pse besoj në Krisht?” dhe një koncert shfaqje talentesh. Programi ishte i pasur me këngë, recitime dhe interpretime të ndryshme performuese.

Motër misionare duke luajtur në violinë.
Motra të Shoqatës së Ndihmës duke kënduar një himn.

Liljana Zela, organizatore e këtij aktiviteti, tha: “Të shfaqësh talentet ose të tregosh dhuratat që Zoti na ka dhënë, është diçka mbresëlënëse! Të gjithë në sallë u prekën me zërat magjepsës të atyre që performuan dhe me guximin e të rinjve për t’i shfaqur ato talente, që të mund të bekojnë të tjerët. Shpirti ishte shumë i fuqishëm gjatë gjithë mbrëmjes.”

Marina Selamaj, pjesëmarrëse e këtij aktiviteti, tha: “Këngët, recitimet dhe vargjet e përkushtuara për Atin tonë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin ishin shumë të ndjera. Shpirti kishte pushtuar sallën. Burra e gra, që i fshin lotët e tyre fshehurazi. U kënaqëm shumë!”

Anëtarë dhe miq të kishës duke shijuar programin festiv.

Pas shfaqjes së talenteve, të gjithë u drejtuan drejt ekspozitës, e cila ishte në një nga dhomat e ndërtesës kishtare. Nadire Buzo, organizatore e ekspozitës, vlerësoi punën artistike të motrave dhe vëllezërve. Motra Buzo tha se anëtarët e kishës e kishin shfaqur dashurinë e tyre për Zotin dhe besimin e tyre në Birin e Tij, me anë të pikturave me laps e bojëra uji, punimeve me kryq, skulpturave etj. Në qendër të ekspozitës qëndronte një punim i Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit me duart e Tij të hapura drejt nesh.

Piktura artistike me laps dhe bojëra uji.
Punime të ndryshme artistike me në qendër Krishtin.

Aktiviteti i rradhës është koncerti i datës 9 Dhjetor, për të vazhduar e finalizuar këtë përvjetor të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, në qendër të Tiranës, ora 10 paradite, ku pritet të ketë pjesëmarrje, si përherë përzemërsisht angazhuese nga anëtarë dhe miq të dashur të kishës dhe jo vetëm.

Foto e përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet.