Shpërndarja e Librit të Mormonit kërkon guxim, dashuri të sinqertë dhe besim, por nuk kërkon një kopje fizike. Tani mund ta shpërndani lehtësisht programin për Librin e Mormonit te familjarë dhe miq.
Ndonjëherë mund ta harrojmë thjeshtësinë e përhapjes së ungjillit. Ajo mund të jetë po aq e drejtpërdrejtë sa t’u tregojmë të tjerëve se si ndihemi ose për një përvojë që kemi pasur.
Nëse i kërkojmë, ka mundësi kudo rreth nesh që të bëjmë ftesa të thjeshta, të cilat mund të çojnë në bekime të mrekullueshme për njerëzit që njohim dhe takojmë.
Kur ne kryejmë vepra dashamirësie, ne mund të ndihmojmë që të sjellim një ndryshim zemre tek njerëzit rreth nesh.
Dashamirësia mund të shërojë plagët që mund të shkaktohen nga keqkuptimet apo edhe veprimet lënduese.
Kur gjejmë kohë për të menduar për të tjerët, veprat tona të vogla dashamirëse mund ta ndryshojnë botën.
Nganjëherë duket sikur fëmijët e dinë më mirë. Ata mund të jenë një shembull për mënyrën se si të gjithë ne duhet t’i tregojmë dashamirësi njëri‑tjetrit.
Një shofer kamioni boshnjak krahason udhërrëfimin nga hartat dhe GPS-ja [SGP-ja] për të cilin ka nevojë si shofer, me udhërrëfimin që na nevojitet nga Ati Qiellor për t’u orientuar në rrugët e jetës.
Një atë e kupton se sa e rëndësishme është të kalojë kohë me të birin kur djali i vogël i ofron të blejë pak nga koha e tij.
Një motër misionare ricaktohet për shkak të pandemisë së virusit Korona dhe mëson të gjejë paqe në këto rrethana të papritura.
Mund të jetë e lehtë ta marrësh madhështinë e krijimit si të mirëqenë dhe të harrosh origjinën e tij hyjnore.
#DukeNisurNgaSot, ne mund të pendohemi, të rinisim dhe ta rivlerësojmë çdo gjë në jetë për shkak të Jezu Krishtit.