8 Miliardë Emra!

8_billion_names

FamilySearch, shërbimi gjenealogjik më i madh në botë, arriti një moment historik dhe tani ka në dispozicion tetë miliardë emra për të kërkuar. Është thuajse sa numri i njerëzve aktualisht në tokë, disa prej të cilëve me shumë mundësi kanë lidhje me ju. Dokumentet vijnë thuajse nga çdo shtet.

“Ka njerëz nga të gjitha kontinentet, të cilët i gjurmojnë paraardhësit e tyre në Europë”, thotë Torsten Kuks, Përgjegjës i Zonës së Europës për Sektorin e Historisë Familjare, “dhe kanë më shumë mënyra se kurrë më parë për t’i zbuluar paraardhësit e tyre.”

Por ky moment historik mund të arrihej vetëm “për shkak të teknologjisë në zhvillim, bashkëpunimeve me organizatat e tjera dhe ndihmës së thuajse gjysmë milioni vullnetarësh në internet që punojnë së bashku”.

Drejtuesi i përgjithshëm për gjenealogjinë i FamilySearch‑it, Dejvid Rençeri, vëren se “me çdo dokument të ri, ekziston mundësia e gjetjes së një hallke që mungon në pemën familjare. Dhe kjo të kënaq shpirtin.” 

8_billion_names

Një koncept që Ana Mete Broberg Paulseni e zbuloi që në fillim. Në vitin 1984, ajo u bë anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një kishë që i vë shumë theks familjes dhe beson se ajo mund të lidhet së bashku – ose të vuloset – nëpërmjet premtimeve dhe ceremonive të tempullit. Vitin pasues Meteja udhëtoi 600 kilometra me miqtë që të merrte pjesë në hapjen dhe përkushtimin e tempullit të Stokholmit në Suedi. Ishte hera e parë që ajo kishte qenë në ndonjë tempull dhe iu shtua dëshira për të ditur për trashëgiminë e saj.

Meteja i kishte zili miqtë që kishin një libër të historisë familjare që datonte në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe një koleg që kishte portrete madhështore të paraardhësve të varura në shtëpinë e tij. Ajo dinte shumë pak për familjen nga ana e babait; vetëm që mbiemri i tij ishte Broberg, një emër suedez, dhe se origjinën e kishte nga Groenlanda. Ishte e etur të dinte për trashëgiminë e saj. Ajo dëshironte shumë të dinte se kush ishin paraardhësit e saj, nga cili vend ishin, çfarë pamje kishin, nëse ngjasonte me ta.

8_billion_names

Me fare pak informacion për të vazhduar, ajo filloi detyrën e zbulimit të trashëgimisë së saj. Ajo ia doli mbanë që të gjente gjashtë breza nga familja Broberg në Groenlandë, pastaj asgjë tjetër. Sipas arkivave në Groenlandë, katragjyshi i saj, Nils Vilhelm Brobergu, u lind në Suedi afërsisht në vitin 1741. Në vitin 1774, ai emigroi me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij në Groenlandë, ku vdiq në vitin 1820. Por nga cili vend i Suedisë vinte ai?

Për shumë vite Meteja u përpoq të gjente vendlindjen e Nilsit. Në gusht 2013, pasi i biri, Sebastiani, u nis për të shërbyer si misionar vullnetar i Kishës, Meteja u bë melankolike. Duke e vrarë mendjen, ajo më në fund i tha vetes: “Ose mund të të vijë keq për veten ose të kërkosh për Nils Vilhelm Brobergun në kompjuterin portativ”. Ajo zgjodhi këtë të fundit.

Ndërsa kërkoi në kompjuter, ajo papritur ndjeu t’i rrihte zemra fort. Nuk mund ta besonte se ç’po i shihnin sytë. Pikërisht përpara saj, e shkruar e zeza mbi të bardhë, ishte identiteti i shtëpisë së Nils Vilhelm Brobergut në Suedi. Ishte e pabesueshme! Ajo menjëherë i harroi trishtimet e saj dhe filloi të kërkonte familjen e saj që kishte humbur prej kohësh. Ajo nuk e dinte që kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. Me ndihmën e një historiani suedez, ajo gjeti dokumentet e shumë paraardhësve, disa prej të cilëve miq të mbretit Karl XII të Suedisë. Ëndrra e saj për të gjetur vetë pemën e saj familjare më në fund ishte bërë realitet.

“Me miliona emra dhe dokumente të reja që iu shtohen koleksioneve në FamilySearch çdo javë, tani është në dorën tuaj për të zbuluar më shumë rreth familjes suaj”, thotë Kuks.

Çfarë mund të mësojë një njeri për trashëgiminë e tij apo të saj? Ashtu siç e zbuloi edhe Meteja, ngulmimi sjell rezultate. Ky udhëtim për zbulim mund të fillohet duke hyrë në faqen FamilySearch.org, faqja më e madhe e internetit për historinë familjare në botë, me më shumë se 8 miliardë dokumente.